E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Hoxha", deshmojne gruaja dhe djali

Tirane - Bashkeshortja dhe djali i Remzi Hoxhes, kane deshmuar dje ne procesin gjyqesor ne ngarkim te tre te pandehurve, te akuzuar per rrembimin e me pas zhdukjen e tij. Ne seancen gjyqesore, nuk ka qene i pranishem asnje prej te pandehurve, te cilet jane mbrojtur nga avokatet e tyre. Keta te fundit kane degjuar edhe dy deshmitaret e thirrur nga ana e Prokurorise per Krime te Renda.

Seanca

Ora shenonte 09:30, kur gjykata ka thirrur per te deshmuar Sefdie Hoxhen dhe djalin e saj, Ardianin. Per dy ore me radhe, njeri pas tjetrit, dy familjaret kane treguar momentet e para te rrembimit, momentin kur e moren vesh, letrat e telegramet pa fund drejtuar qeverise te asaj kohe, te cilat nuk moren pergjigje, si dhe te gjitha perpjekjet qe bene per gjetjen e tij. Ndersa paralelisht me telegramet e nisura ne drejtim te institucioneve shteterore, familja Hoxha, sipas deklaratave te degjuara ne seancen gjyqesore, ka bere shume shpenzime per gjetjen e te afermit te tyre. Ndersa shume persona kishte marre te holla lekesh per gjetjen e tij, te cilet me pas kane rezultuar te ishin vetem mashtruese. Pas pyetjeve te bera nga ana e prokurorise, por edhe nga mbrojtja, dy deshmitaret kane bere me dije se Remzi Hoxha nuk ka pasur asnjehere konflikte ne vendin tone. Por ai mesohet te kete qene nje nga themeluesit e sindikates se pavarur per ekonomine ne Maqedoni, e cila kishte pasur disa dege. Sipas te afermve, ai kishte bere vetem te mira dhe nuk e dinin kush ishte arsyeje e rrembimit tij. Bashkeshortja dhe djali i Remziut kane bere me dije dje gjykates se kerkojne drejtesi, e cila duhet te vendoset nga ana e tyre, ndersa nuk kerkonin as te hakmerreshin ndaj te pandehurve. E vetmja gje qe ata kane kerkuar ishin eshtrat e te afermit te tyre, per t'i pasur nje varr, ku edhe te vinin nje tufe me lule.

Redinalda Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›