Gjykata le ne burg Ben Qimen
Tirane - Gjykata e Tirane ka caktuar dje serish masen e sigurise "arrest me burg" per te ashtuquajturin Ben Qimja, i cili ka kundershtuar vendimin e apelit per te lene qeline. I pandehuri, nepermjet avokatit te tij mbrojtes, ka bere kerkese per revokim te mases se sigurimit. Por kerkesa e tij dje eshte rrezuar nga gjyqtarja Alkelina Gazidede. Sipas arsyetimit te vendimit te dhene nga ana e saj, i pandehuri Isufaj nuk duhet te lere qeline e tij, pasi te gjitha provat e sjella nga akuza tregojne implikimin e te pandehurit ne vrasjen e Pirro Kocise. Ne arsyetimin e vendimit te dhene behej me dije se gjurmet e gjetura ne armen me te cilen eshte vrare Kociu ne vitin 2002 ne afersi te Rruges se Kavajes i perkasin te pandehurit sipas ekspertizes se bere. Per kete fakt gjyqtarja eshte mbeshtetur ekspertizen e bere gjurmeve daktiloskopike te gjetura ne pistolete me ato te marra te pandehurit Arben Isufaj pas arrestimit te tij. Nga ana tjeter gjyqtarja Alkelina Gazidede u mbeshtet per shqyrtim kerkesen edhe tek arsyetimi i bere nga Gjykata e Apelit, pak dite me pare. Sipas Apelit, Arben Isufaj, nga Fieri, i njohur ndryshe ne rrethin e tij shoqeror si Ben Qimja, duhet te qendroje perfundimisht ne "arrest me burg". Hetimet per vrasjen e Pirro Kociut, ne rrugen "Him Kolli", rifilluan pas nje letre te derguar nga familjaret e tij, te cilet shpreheshin se e dinin shume mire kush ishte vrasesi. Pas verifikimeve te kryera nga ana e prokurorise, ka rezultuar se autori i kesaj vrasjeje ka qene Ben Qimja. Ky i fundit qe nga viti 2002, jetonte i lire dhe i qete, duke kryer biznesin e tij. Ai mbante ne dore nje ----------- me vendim te Gjykates se Larte, sipas se ciles i pandehuri nuk ishte me me mase sigurie dhe perjashtohej nga pergjegjesia per vrasjen e Kociut. Por ky vendim nuk kishte arritur tek organet e policise dhe te prokurorise, qe e kishin person te shpallur ne kerkim. Arben Isufaj ra ne pranga me daten 15 qershor te ketij viti, ne nje lokal ne zonen e Liqenit Artificial. Sipas hetimeve te kryera nga ana e Prokurorise se Tiranes, vrasja, per te cilen akuzohet Ben Qimja, dyshohet te jete kryer per motive te hakmarrjes. Per Ben Qimen, gjykata, pas arrestimit dha masen e sigurise "arrest me burg me afat 45 dite" , ndersa dje ky vendim u la ne "arrest me burg pa afat". Brenda kesaj kohe, Prokuroria arriti te kryej ekspertizen e gjurmeve te gishtave dhe te bind Gjykaten e Apelit per ta mbajtur ne burg si autorin e mundshem te vrasjes se Pirro Kociut, Ben Qimen ose Arben Isufaj. Per kete ekspertize i pandehuri nepermjet mbrojtesit te tij ka depozituar nje kallezim penal ne prokurori ndaj dy prokuroreve per veprat penale te falsifikimit te dokumente dhe perdorjen e tyre ne gjykate. Kallezimi penal eshte depozituar ne sekretarine e Prokurorise se Tiranes dhe pritet t'i jepet nje pergjigje nga ana e akuzes, per pranimin apo jo te saj, duke e argumentuar. Ndersa vetem pak dite me pare, gjykata ka marre ne dore kerkesen e Prokurorise per te denuar me 21 vjet burg Fatlum Kadine, nje prej personave qe ka nxjerre ne prit Pirro Kociun, i ekzekutuar me pas, sipas akuzes, nga Ben Qimja.
Falsifikimi, padia e mbrojtjes ndaj akuzes
Tirane - Perplasjet e prokurorise me te pandehurin Arben Isufaj per ekspertizen kane marre nje pergjigje diten e djeshme nga ana e gjyqtares Gazidede, e cila ka gjykuar kerkesen e 38-vjecarit. Pas deklarimit te mbrojtjes se ekspertiza e sjelle ne gjykate eshte e falsifikuar dhe nuk mund te mbahet si prove, gjyqtarja ka bere me dije se ajo ishte origjinale. Nga ana tjeter mesohet se ajo ka shpjeguar se eshte bere nje ekspertize, ku rezulton qe dokumenti te jete origjinal. Ndersa vete mbrojtja ka pretenduar te kunderten.
Redinalda Caushaj
Falsifikimi, padia e mbrojtjes ndaj akuzes
Tirane - Perplasjet e prokurorise me te pandehurin Arben Isufaj per ekspertizen kane marre nje pergjigje diten e djeshme nga ana e gjyqtares Gazidede, e cila ka gjykuar kerkesen e 38-vjecarit. Pas deklarimit te mbrojtjes se ekspertiza e sjelle ne gjykate eshte e falsifikuar dhe nuk mund te mbahet si prove, gjyqtarja ka bere me dije se ajo ishte origjinale. Nga ana tjeter mesohet se ajo ka shpjeguar se eshte bere nje ekspertize, ku rezulton qe dokumenti te jete origjinal. Ndersa vete mbrojtja ka pretenduar te kunderten.
Redinalda Caushaj