Gjykata i jep te drejten e rikthimit nje shtetasi arab
Tirane - Per perzenies nga vendi yne, me urdhrin e nxjerre nga ministri i Brendshem, Bujar Nishani, nje shtetas arab ka fituar te drejten e rikthimit te tij ne vendin tone. Ai eshte Abdelaziz Ibrahim, i cili me vendim gjykate ka te drejten te rikthehet ne vendin tone. Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet ka vendosur te pranoje kerkesen e tij per "Anulimin e urdhrit te ministrit te Brendshem nr. 960/1, date 15.03.2008, qe bente fjale 'per largimin nga territori i Republikes se Shqiperise te dy shtetasve te huaj' si dhe shkresen me numer protokolli 960/1 date 15.03.2008 te Drejtorise se Pergjithshme te Policise, Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Emigracionit". Abdelaziz jetonte dhe punonte ne Shqiperi prej disa vitesh, por ne fillim te ketij viti, autoritetet policore nuk kishin pranuar t'i rinovonin atij lejen e qendrimit. Pasi ishte drejtuar ne disa zyra shteterore, ai nuk kishte mundur te gjente dot saktesisht arsyen e mos rinovimit te lejes. Ndersa ne muajin mars, ai do te lajmerohej se ne baze te urdhrit te ministrit Nishani duhet te largohej nga Shqiperia. Nepermjet perfaqesuesit te tij ligjor, shtetasi arab ka paditur ne gjykate urdhrin e ministrit.
R.C
R.C