Vëmendja që më bëri realitet ëndrrën time në sirtar
Në këtë botë që po sundohet çdo ditë e më tepër nga e keqja, më shumë se kurrë po ndjejmë nevojën për miq të sinqertë, e pse jo për njerëz që kanë edukatën të dëgjojnë pa paragjykuar, e durimin që karakterizon njerëzit seriozë e të vetëpërmbajtur për të mbështetur!
Ndjeshmëria juaj karshi letrave të mia më befasoi, e pse jo më dhuroi sadisfaksionin e parë për një ëndërr timen në sirtar, të parealizuar nga kushtet e koha. Duke ju përshëndetur për punën serioze që bëni kurdoherë në drejtim të më së mirës, të shtyrë nga kërkesa për cilësi e presioni për punë dinjitoze, pesha e përgjegjësisë suaj u stimulon të jepni më të mirën për vetë lexuesit tuaj.
Në kërkim të kësaj të mire, rrjedhimisht, juve ju lindin përgjegjësi të mëdha për të informuar popullin sa më shpejt e sa më saktë, përgjegjësi këto që jam e sigurt se do t`i përballoni me sukses. Ndaj, pa dashur ta zgjas më tutje letrën time, ju uroj nga zemra një vit të mbarë e të realizuar nga të gjitha aspektet, juve dhe familjeve tuaja!
Gëzuar! Gëzuar!
SHËNIM I REDAKTORIT: Në redaksinë e “Shekulli”-t kanë ardhur këto ditë qindra e-mail-e dhe letra nga lexues nga Shqipëria dhe jashtë saj, të cilët na urojnë festat dhe na lëvdojnë për punën tonë. Me vetëdijen se zemërgjerësia e lexuesve tanë është indikacioni më i drejtë që kemi ende shumë, shumë për të përmirësuar, i falënderojmë të gjithë. Sot zgjodhëm për botim nga urimet, letrën e Eklevës dhe të Ndok Malajt. Jemi më të prirur të botojmë kritika, kështu që... mos u kurseni J