Apel për përgjegjësi
Gjendemi çdo ditë: si njerëz, si të sëmurë, si familjarë, si individë të paaftë, si invalidë, si të moshuar, si njerëz pa përkrahje, si viktima të trafikut, të dhunës familjare, si të traumatizuar nga aksidentet rrugore, si të shqetësuar, sëmurur nga streset, nga ankthi i jetesës së përditshme, si të punësur të dëmtuar, të aksidentuar, të invalidizuar në mjediset dhe gjatë procesit të punës, si individë, si fëmijë, të harruar nga familja dhe nga shoqëria, por edhe si profesionistë, si mjekë, si infermierë, si specialistë dhe si drejtues të fushës, në përballje të vështira, aspak të pandjeshme për të mos u shqetësuar, për të mos ndjerë keqardhje dhe përgjegjësi individuale dhe institucionale.
Përballemi shpesh: me ndodhi të rënda, me shkelje të etikës, me dhunim të drejtash, me mosrespektim profesioni dhe detyre, me mosvlerësim teknikësh dhe profesionistësh, me sharrje, fyerje dhe dhunime fizike, me dhunim individësh dhe institucionesh, sikurse përballemi me mungesa të theksuara të materialeve dhe instrumentave/pajisjeve më të nevojshme në shërbimet dhe institucionet e përkujdeshjes shëndetësore në nivelet dhe strukturat e ndryshme të spitaleve publike.
Ndodhemi përballë fakteve dhe situatave të tilla, të cilat gjithashtu kërkojnë që ne/ju/ata njerëz, specialistë, drejtues, ose të tjerë qytetarë, grupime, institucione, që mund të ndikojnë në këtë sektor, të pranojmë sëbashku, shqetësimet, ankesat dhe mangësitë konkrete të këtij shërbimi/sektori, i cili prej vitesh, ndonëse i ndodhur në krizë të thellë, nuk kërkon fajin vetëm prej nesh, (si aktorë dhe faktorë) por, kërkon prej nesh: më shumë kujdes, përkushtim, arsyetim, studim, konkurrim, etikë, komunikim, konsultim, bashkëpunim dhe përgjegjësi qytetare, familjare, juridike dhe profesionale, ndryshe, shumë më ndryshe se deri tani dhe në vazhdim.
Për të trajtuar situatën konkrete, që prezantohet sot në Institucionet Shëndetësore, Spitalore (jo vetëm) të të gjithë vendit, mendoj se: duhet që secili prej nesh, nisur nga detyra profesionale, nga niveli arsimues dhe kualifikues, nga pozita shoqërore dhe nga detyra, nga përgjegjësia juridike dhe statusi konkret, të pranojë mangësitë, dobësitë, indiferencën, mosangazhimin, pamundësinë dhe atë që quhet “faj” individual, i grupimit, i institucionit i apo i strukturës ku bën pjesë.
Roli dhe Përgjegjësitë e Partnerëve Profesionalë, i Sindikatave, iShoqatave, i Institucioneve Studimore dhe Shkencore, si Aktorë dhe Faktorë ndikues dhe ndihmues, për rikonceptimin, për ndryshimin, zhvillimin, reformimin dhe për përmirësimin cilësor të sjelljes dhe të shërbimit të përkujdesjes shëndetësore, në Spitale, duhet të kuptohet mirë, dhe të vlerësohet drejt, nga strukturat Vendimmarrëse dhe ato Ekzekutive, pra, nga Parlamenti, nga Qeveria, nga Ministria e Shëndetësisë, nga Ministria e Financave, nga Ministria e Drejtësisë, nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe nga çdo Institucion, Sektor, Departament, Bord/Këshill Administrativ, Drejtori tjetër, që është dhe ndjehet përgjegjëse, për ofrimin e këtij shërbimi, ndaj të sëmurëve/pacientëve dhe njerëzve, grupimeve të tjera në nevojë.
Kjo situatë shumë e rëndë, që haset sot, kudo ku punohet, mund të korrigjohet prej gjithsecilit individ të punësuar, prej nesh, prej jush dhe shumë të tjerëve, prej aktorëve dhe faktorëve ndikues dhe vendimmarrës, duke menduar seriozisht dhe filluar, me përparësi, me përgjegjshmëri dhe në vazhdimësi, me njohjen e situatës konkrete, me listimin, me studimin, me programimin dhe me investimin njerëzor, juridik dhe financiar të konsiderueshëm, për të ndryshuar gjendjen, për të siguruar kushte punë normale, mjedis të pastër dhe të gjithë infrastrukturën e nevojshme, për të ushtruar secili individ i punësuar, profesionin dhe detyrën konkrete, me dinjitet dhe me shëndet e jetë të siguruar.
-Vetëm ndjenja e përgjegjësisë dhe gjykimi i mençur i gjithsecilit, si aktor dhe si faktor i mundshëm, mund të na ndihmojë për të reaguar ndryshe, më pozitivisht, për të bërë ndryshimin e duhur, në shërbimin spitalor, aq të kërkuar dhe të dëshiruar prej të gjithëve, si të atyre njerëzve që vuajnë sëmundjen, dhimbjen dhe mungesën e shëndetit, ashtu edhe të të afërmve, të familjarëve të tyre, të cilët nuk gjejnë pranë këtyre Institucioneve Shërbimin dhe Infrastrukturën e duhur, bazuar kjo në të drejtat dhe në mundësitë, që mund dhe duhet të përfitojnë, si shërbim cilësor.
* Federata e Sindikatave të Shëndetësisë / Artikullin e plotë mund ta lexoni nw www.shekulli.com.al