Punë të mbarë dhe gëzuar të gjithëve Vitin e Ri 2009"
Bëj një ndjekje në mënyrë të regullt të të gjitha shkrimeve të botuara në gazetën “Shekulli”, e cila bën një pasqyrim të realitetit në mënyrën më objektive. Gjithashtu, ka hapur shumë rubrika, ku secili mund të japë mendimet e veta për ato që dëgjon dhe shikon. Edhe unë kam dërguar disa herë letra dhe komente, ku dhe botimi i tyre është bërë në mënyrë të shpejtë dhe pa deformime të objektit të shkrimit të dërguar për botim. E ndjej si detyrim moral dhe dua ta falënderoj stafin e gazetës “Shekulli”, dhe t’i uroj që të vazhdojë në rrugë të mbarë edhe për vitin 2009, të jetë sa më pranë problemeve dhe ngjarjeve që ndodhin në vendin tonë, duke i pasqyruar me realitet dhe objektivitet. Një përshëndetje dua t’i bëj atij, asaj, që ka nxjerrë botimet e mia të dërguara në adresën e gazetës “Shekulli”. Punë të mbarë dhe gëzuar Vitin e Ri 2009 gjithë popullit shqiptar.