E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babë e bir rrahin policin, prangosen

18/10/2004  

KUKËS - Ndalohen nga forcat e komisariatit të policisë të rrethit të Hasit dy shtetas, babë e bir, për shkak se kanë sulmuar një punonjës policie, duke e goditur gjatë kryerjes së detyrës.

Burime zyrtare të komisariatit të policisë të këtij rrethi, bëjnë të ditur se, ngjarja ka ndodhur të dielën, kur Sherif Cenai dhe i biri, Shpendi, që udhëtonin me automjetin e tyre në aksin rrugor Krumë-Kukës, janë ndaluar për kontroll nga punonjësi i policisë së qarkullimit rrugor, Halil Thaçi.

Të irrituar dy shtetasit, në vend t’i bindeshin policit, kanë nisur të zihen me të, në fillim me fjalë e më pas e kanë goditur. Pas ngjarjes, babë e bir janë larguar, ndërsa polici ka lajmëruar grupin e gatshëm të policisë, i cili ka bërë të mundur ndalimin e tyre.

Materialet në ngarkim të tyre me akuzën e sumit ndaj punonjësit të policisë për shkak të detyrës i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›