Tabene Hoxha: Dua drejtësi dhe jo hakmarrje
18/10/2004 FIER – Në familjen e Aurel Hoxhës ka rënë zia. Dera e katit të tretë të një apartamenti në një pallat të vjetër pesëkatësh, në lagjen “29 Nëntori”, ku familja Hoxha jeton qysh prej dy vjetësh me qira, është e hapur. Brenda saj dëgjohen zëra dhe të qara grash, ku mes tyre spikat vaji i nënës së tij 58-vjeçare Tabene Hoxhës.
Tronditja e kësaj familjeje vjen jo vetëm për vrasjen e beftë, por edhe për versionet e ndryshme cinike siç i shprehin ata, që hedhin gazetat për vrasjen e birit të tyre Aurelit 28- vjeçar, mesnatën e së shtunës, rreth 150 m larg lokalit të tyre, bar “Neon” në kryqëzimin e lagjes “Liri”.
Babai i Aurelit, Hazizi, një ish-punonjës i Rafinerisë së Naftës dhe nëna e tij, Tabene, ish- pastruese mbi 30 vjet në çerdhe fëmijësh, janë njerëz punëtor dhe gëzojnë respektin e të gjithë atyre që i njohin.
Jo më larg se dy vjet më parë, ata adoptuan katin e parë të banesës në lagjen “Liri”, ku banonin prej 30 vjetësh për ta shndërruar në njësi të vogël tregtare për katër djemtë e tyre, në mënyrë që ata të mund të jetonin me barin e vogël “Neon” dhe me pikën e shitjes së mishit.
“S’na la i ligu që të mund të jetonim, thotë për ‘Metropol’, mes lotësh nëna e tij, ç’më duhet jeta tani mua. Ne nuk kërkojmë hakmarrje, sepse nuk jemi familje që hakmerremi, por do të kërkoj me ngulm nga policia shkakun pse ma vranë djalin tim dhe kush e ka bërë. Kërkoj drejtësi dhe jo hakmarrje. Ne jemi familje që kemi parë vetëm hallin tonë”.
Çfarë dini ju për ngjarjen?
Kishim punuar deri afër mesnatës në lokal, unë, burri dhe çuni Aureli, si çdo natë tjetër. Rrinim zakonisht deri në orën 23.00. Atë natë, na solli në shtëpi Aureli me makinë, mua dhe djalin tjetër, Fetiun, i cili kishte ardhur nga Greqia.
Si e morët vesh për ngjarjen?
S’kisha as gjysmë ore që kisha ardhur, kur vjen policia dhe më kërkoi që unë të shkoja në lokal, se aty kishte ndodhur një grindje. U habita dhe u tremba, pasi atje isha dhe nuk kishte asnjë grindje, veç kësja Aureli nuk ishte tip që grindej. Shkova atje me ankth, pashë makinën e djalit, qepenat gjysmëmbyllur dhe në skaj të tyre një shenjë plumbi. Brenda në lokal policia po bënte matjet. Pyeta e llahtarisur për djalin dhe më thanë se ishte në polici së bashku me burrin për sqarime. U mata të veja atje dhe rrugës një kushërira ime më ktheu dhe më tha se duhej të veja në shtëpi, pasi im shoq nuk kishte çelësat e shtëpisë. U ktheva dhe atje mora vesh nga im shoq gjëmën.
Pse u kthye atë natë Aureli në lokal, pasi iu përcolli ju?
Aureli flinte atje për të ruajtur lokalin. Kishte një shtrat dhe atje flinte zakonisht.
Ka pasur ndonjë grindje në lokal ndonjëherë?
Asnjëherë, jo vetëm atë natë, por edhe net të tjera. Burri im dhe djemtë janë njerëz të qetë dhe punëtorë.
Dini ndonjë rast hasmërie mes djemve?
Jo në Fier, që jo e jo, por edhe në Greqi në ishull, për djemtë e mi flasin se janë njerëz që shohin punën e tyre dhe të edukuar.
Atëherë si mendoni ju, pse është kryer vrasja?
Atë kërkoj edhe unë nga policia. Të gjej shkaktarët e vrasjes së tim biri që mezi i kam rritur me një mijë halle me dy rroga të vogla punëtori. Mund të ketë qenë edhe grabitje dhe nëse qe kështu unë do t’u falja gjithë pasurinë, vetëm djemve të mos u ndodhte gjë. Ne nuk jemi familje që kërkojmë hakmarrje, por drejtësi.
Lekët e xhiros ditore kush i kishte atë natë?
Edhe atë natë, si çdo herë tjetër, Aureli m’i jepte mua.
Sa vjet keni në Fier?
Kemi më shumë se 30 vjet, burri është nga Roskoveci. Kam edhe një vajzë të vetme të martuar në Kosovë, e cila ende nuk ka ardhur për varrimin e të vëllait.