E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Fierit, viktima i dyshuar si përdhunues

18/10/2004  

Policia e Fierit ka bërë të ditur dje dyshimet e saj, për motivin e vrasjes së Aurel Hoxhës. Sipas bruimeve të policisë, mësohet se përdhunimi i një vajze mesjavën e kaluar, nga tre persona, midis të cilëve i sdyshuar ka qenë edhe viktima, mund të jetë motivi i vrasjes për hakmarrje të 28-vjeçarit Hoxha. Të njëjta burime saktësojnë se ditën e mërkurë, në komisariatin e Policisë së Fierit, ka mbërritur një denoncim për tre të rinj, që kishin përdhunuar një vajzë. Sipas policisë, midis të denoncuarve ishte edhe Aurel Hoxha, por nuk bëhen të ditur arsyet e mosvënies së tij në pranga. Dyshimet e policisë, për këtë motiv, përforcohen edhe më shumë, kur mësohet se babai dhe vëllai i vajzës së përdhunuar, emrat e të cilëve për arsye hetimi nuk bëhen të ditur, nuk janë gjetur në shtëpi nga policia, pas vrasjes së Hoxhës.

Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Fierit, bëri të ditur dje se janë dy persona që dëshmitarët okularë i kanë parë dhe se, sipas këtyre (dëshmitarëve), ata kanë qenë me motoçikletë dhe me maska në kokë.

Motivin e policisë e hedhin poshtë familjarët e viktimës. Nëna e Aurelit, Tabene Hoxha, nuk përjashton mundësinë e një grabitjeje.

“Mund të ketë qenë edhe grabitje dhe nëse do të ishte kështu, unë do t’u falja gjithë pasurinë, vetëm djemve të mos u ndodhte gjë”, shprehet Tabene Hoxha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›