Babë e tre djem nga Tetova pësojnë aksident në Shqipëri

Katër qytetarë të Tetovës, babai dhe tre djem të tij kanë marrë plagë të rënda në një aksident automobilistik që ka ndodhur pasditen e djeshme në afërsi të Prrenjasit.Vetura e markës "Golf", me targa të Tetovës, kufirin e ka kaluar nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës në Strugë dhe më pas ka lëvizur në drejtim të Durrësit. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Qarkut të Elbasanit, aksidenti i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur "Kthesat e Pishkashit" pak pas orës 15:00 të së shtunës.
Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, vetura me targë të Tetovës, pasi e ka humbur drejtimin e lëvizjes, ka dalë nga rruga. Pasi është përplasur me bordurat mbrojtëse, ka dalë jashtë tyre dhe është rrokullisur në humnerë, duke përfunduar në rrjedhën e përroit të Linganjcës, degë e lumit Shkumbin.
Në ndihmë të aksidentuarve fillimisht kanë shkuar drejtues e udhëtarë të automjeteve që qarkullonin në këtë segment rrugor. Nga ana e tyre është sinjalizuar policia rrugore, e cila ka mbërritur me urgjencë në vendin e aksidentit bashkë me një autoambulancë dhe të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Përrenjasit.
Si raporton Ina, veturën me targa të Tetovës e Nasip Ramadani, i cili bashkë me tre djemtë e tij ishte nisur për pushime në Shqipëri./Indeksonline/