E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçiq, zbatimi i Marrëveshjes në interes të serbëve

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Beogradi është duke bërë çdo gjë që është e nevojshme për zbatimin e marrëveshjes së arritur me Prishtinën. I pyetur nëse marrëveshja e Brukselit është rrezikuar me mosmiratimin e Ligjit të amnistisë dhe krijimin e Asociacionit të komunave serbe, kryeministri serb ka theksuar se nuk sheh ndonjë mënyrë tjetër pos zbatimit siç është përcaktuar me marrëveshjen e arritur ndërmjet tij dhe kryeministrit Hashim Thaçi, raporton KTV.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm se zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit është diçka që komuniteti ndërkombëtar do të vlerësojë seriozitetin dhe kredibilitetin e shtetit”, ka thënë Daçiq.

Ai ka shprehur besimin se marrëveshja është në interesin më të madh të qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë dhe në tërësi të Serbisë. Sipas Daçiqit, falë kësaj marrëveshje serbët janë bërë një faktor i njohur ndërkombëtarisht./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›