E Diel, 1 Nëntor 2026

Hertnagel: Salihi, një sulmues cilësor

Kalimi i Hamdi Salihit në radhët e Rapidit të Vjenës është pritur mirë nga drejtuesit e lartë të klubit gjigand austriak, tek i cili do të mbështesë edhe shpresat e tyre për sezonin e ri.

Sulmuesi shqiptar kërkohej që prej dy vitesh e gjysmë nga trajneri Peter Pakult. “Salihi ka cilësi të mira si golashënues, ai është shumë i pranishëm në zonë dhe paraqet rrezikshmëri për kundërshtarët, pasi është shumë efikas”,- ka saktësuar drejtori sportiv i Rapidit, i cili beson shumë te sulmuesi i ri.
 
Por megjithatë, ende nuk është i sigurt vendi i Salihit në formacionin e parë. Sulmuesit e tjerë, Nikica Jelaviç, Rene Gartler, Mario Konrad dhe Kristofer Trimel do të luftojnë me shqiptarin për një vend në 11-she.

“Do të kemi një konkurrencë të madhe në sulm”,- pohon drejtori sportiv, Hertnagel.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›