Baçi dhe Çota midis dy Mozave
Nga Bedri BLLOSHMI
Ishte ora 7:00 e mbrëmjes. Bie zilja e telefonit dhe e hap. Nuk mu prezantua me emër, por vazhdoi: Jam kryetari i Partisë Demokratike të Librazhdit. Kur të vish në Librazhd do e pimë një kafe. Nuk i ktheva përgjigje por mbylla telefonin. Sinqerisht ju them shtanga më shumë se ditën e pretencës kur prokurori shqiptoi Genc leka dënohet me vdekje. Vilson Blloshmi me vdekje. Bedri Blloshmi me vdekje, pushkatim. Mbas vitit 1991 e deri tani në Librazhd, Partia Demokratike ka fituar vetëm një herë. Mbas 1996 e këtej kryetari i grupit të punës për zgjedhjet si lokale dhe parlamentare ka qenë Ridvan Baçi nga Rakicka e Bilishtit. Me që ka qenë llogaritar në Rrajcë kooperativa e Përrenjasit dhe zonë kufitare duke patur miqësi me gjithë komunistët e sigurimsat në veçanti me bashkëpunëtorin Koçi Petriti ka dhënë frytet e karakterit dhe bindjet e tij që ka fituar gjithmonë e majta. Ku shkon Ridvani si në Librazhd, Përrenjas apo Pogradec fiton gjithmonë e majta. Në zgjedhjet lokale të para këtyre të fundit, bashkinë e Librazhdit e fitoi Partia Demokratike. Ridvani u tërbua bashkë me mikun e tij Skënder Çotën që e kishte humbur një herë si kandidat për kryetar partie. Bënë çmos që ta ndante PD e Librazhdit dhe për të hequr kryetarin e mashtron këtë të fundit e bënë kryetar PD në nëndegën e Përrenjasit duke i premtuar se do ta kandidonte për deputet në Përrenjas. Vë në krye të PD Librazhdit mikun e tij dhe supervizorin e Spartak Poçit, Skënder Çotën. Në zgjedhjet e fundit e vuri kandidat për deputet Çotën i cili siguroi (humbjen e tretë) të majtës deputetin. Disa herë demokratët e Librazhdit i kanë shkruar Berishës për këto humbje të një pas njëshme por asnjëherë nuk u bë analiza pse po humbte PD-ja. Edhe pse humbiste radhazi Skënder Çota, fuqia e Ridvanit në PD e sjell Çotën në Tiranë dhe e vendos në krye të Drejtorisë së Rrugëve të Shqipërisë. Çota lë si mëkëmbës revolucionarin dhe hajdutin e 1997-ës Arianit Lekën, djalin e bashkëpunëtorit të sigurimit dhe dëshmitari i Hasan Blloshmi i cili vdiq në Spaç të Mirditës mbas 20 e ca vjet burg. Të gjithë demokratët e Librazhdit e kundërshtuan Arianit Lekën i cili e kishte vjedhur këtë zyrë. Në Tiranë as kush nuk e vuri ujin në zjarr për këtë shqetësim. Zgjedhjet nuk bëheshin se nuk donte Ridvani. Më 9 prill, caktohen zgjedhjet në PD e Librazhdit me një grup pune të ndryshuar disi. Po kush ishin këta; Lul Basha, Halit Shamata, Moza Hasekiu (një heremite nga Elbasani), Moza Qyra si zv/prefekte Skënder Çota dhe të tjerë. Ridvan Baçi duke mos qenë i sigurtë tek ky grup pune për zgjedhjet, merr rrugën me Skënder Çotën, natën në Librazhd. Takon gjithë komunistët që janë në PD, i kërcënon të gjithë të votojnë vetëm për hajdutin Arianit Lekën. Ditën e zgjedhjeve, i famshmi Halit Shamata bashkë me Moza Hasekiu dhe Mozën tjetër i bëjnë presion Mitat Blloshmit të tërhiqet sepse kishin urdhër nga lartë, do të zgjidhej me patjetër ai që donte Ridvani me Skënder Çotën dhe ashtu u bë. Aty janë konstatuar një seri shkeljesh të papranueshme ku fleta e votimit kishte në mes të shkruar: Votoni vetëm Arianit Lekën. E dyta mbi 200 delegatë të pa votuar dhe jo anëtarë të PD por të PS, LSI dhe PK si dhe punonjës të KESH-it të gjithë të majtë, bënë atë që bënë. Edhe pse sekretari i PD z. Daut Bardhoshi e kundërshtoi në mënyrë kategorike se si u procedua, por edhe të tjerë e kundërshtuan vënien në krye të PD Arianitin, askujt nuk i bëri përshtypje ky falsitet. Nuk kam as një gjë me Ridvan Baçin. Pse ka marrë leshpunuesen në Fier për një copë bukë. Po ky ka shitur tokën e tregtarit më të madh të Korçës, Kolë Rrodhe. Zhuli Rrodhe e bija e kolës dhe bashkëshortja e të ndjerit Genc Leka nuk përfitoi as gjë kur u bë shpërblimi i tokës së autostradën Korçë-Bilisht. Sado që u përpoq zhuli për të marrë tokën apo shpërblimin e tokës të babait ishte e kotë, se drejtor ishte Skënder Çota. Ka fjalë edhe për një hotel të vogël 15 katësh në Golem Unë nuk kam as gjë me këtë problem e se fundja Ridvanit i takon sepse është ministër sot. Unë jam i shqetësuar përsa i përket problemit të dëshmisë që na shkatërroi si familje. Kundërshtia ime ishte kjo familje hajdute, Aqifi ka qenë i dënuar për vjedhje më 1957 me 7 vjet burg sepse vodhi dyqanin në Stravaj. I biri e shkatërron, e vjedh PD më 1997, atë zyrë ku është ulur sot. Kjo familje ka detyrim të pafalshëm familjes Blloshmi nuk u morën parasysh nga as kush edhe pse ua kisha dërguar dëshminë e Aqif Lekës të gjithëve. Kjo tregon se po je hajdut aq më mirë po je bashkëpunëtor sigurimi, PD të vlerëson. Ndërsa në Librazhd duket se po vazhdon marrëveshja me të majtën, pra dy deputetë që ka rrethi ia lënë PS-së. Shumë mirë! Këtë e vërteton edhe kandidatura për deputet e Moza Hasekiut, Moza Qyrës dhe Skënder Çotës, paçka se ka humbur 4 herë kandidaturën e pushtetit lokal, dhe për deputet. Ja si u zhvilluan zgjedhjet në PD e Librazhdit të urdhëruar nga grupi i punës nga Tirana. Nga gjashtë kandidatë të ardhur nga Tirana fletushka thotë qartë delegatëve se për kë të votojnë. Dhe kryetari i PD Elbasan këto fletushka i ka quajtur të rregullta edhe pse pati ankesa nga sekretari i Partisë Demokratike Librazhdit. Dhe prefekti është shumë dakord me këtë mënyrë zgjedhjeje.