E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur hidhërimi shërben për tu gëzuar një muaj më vonë!

(Peshku i Prillit)
Nga Besi BEKTESHI
Më në fund Zogby International arriti të perceptojë se në Shqipëri zgjedhjet janë një teatër, i cili luhet në skenën më të çuditshme të botës. Mbase e ka ditur, por tani na e tregoi. Skena më e çuditshme, sepse është shumë e vështirë që njerëzit të jenë të drejtpërdrejtë dhe po ashtu të sinqertë deri në mendim të lirë dhe të hapur. Në këtë vend edhe kur shkojnë të shohin një dramë, film apo komedi, në përgjithësi publiku ndjek jo thjesht dramën apo situatën që ajo përçon. Nuk ndjek me kaq shumë vëmendje historinë apo vlerën e asaj që vetë pjesa kërkon të përçojë. Jo, ditën e parë dhe ndoshta edhe ditën e dytë, apo edhe ritransmetimin në televizion shikojnë vetëm aktorin kryesor dhe çfarë lojë ai bën apo transmeton. Më vonë, shumë më vonë, pjesa më e madhe arrin të konceptojë se çfarë ka dashur të thotë skenaristi, dramaturgu dhe vetë regjia. Kjo, jo se është një popull sipërfaqësor. Por se është mësuar për shumë vite me radhë të mos ndjekë brendinë, sepse ajo ka qenë gjithmonë e njëjtë. Në skenat tona janë luajtur drama të mëdha dhe tema të mëdha, por të njëllojta, të barabarta për nga subjekti dhe ideja. Janë servirur po të njëjtat morale dhe po të njëjtat modele, por edhe po të njëjtat parime. Në këtë mes edhe spektatori është modifikuar së tepërmi dhe është egzigjent vetëm për lojën aktoriale të rolit kryesor. Pastaj patjetër që shikon edhe se sa origjinal dhe i konceptueshëm është pikërisht ky aktor dhe çfarë ka mbas tij në skenë. Kaq dhe asgjë më shumë si fillim. Janë shumë pak në Shqipëri që kërkojnë të dinë se çfarë do të thoshte drama apo komedia, ka pak që duan biles të dinë a ishte komedi apo dramë. Ka shumë pak që duan të dinë në se ishte apo nuk ishte pjesë që trajtonte të tashmen apo të djeshmen. Apo në se në mënyrë alegorike apo edhe të drejtpërdrejtë tregonte se çfarë do të ndodhte dhe si duhej vepruar.
Por edhe kjo fushatë elektorale si edhe të tjerat, kanë jo kaq shumë rëndësi për regjinë dhe temën, apo edhe për skenografinë dhe lajtmotivin. Këtu kemi dy persona që janë si skenaristët dhe regjisorët, por edhe aktorët kryesorë në skenën e madhe të fushatës elektorale për datën 28 qershor. Kemi Sali Berishën dhe Edi Ramën që përfaqësojnë atë që duhet parë në skenë dhe për shumicën e shqiptarëve ky është edhe momenti konkret dhe jo subjektet mbas tyre. Natyrisht që edhe ato kanë për dikë rëndësi. Në fakt Zogby kësaj radhe kërkon të hedh mel për kanarinat dhe fara lule dielli për gardalinat që merren seriozisht me fushatën elektorale. Natyrisht që ka dy arsye që Zogby ka dalë në muajin prill me teorinë-praktikë se PD është përpara se sa PS. Arsyeja a parë është se natyrisht nuk ka pasur asnjë mundësi që të anashkalojnë NATO-n dhe BE-në dhe fushatën e madhe që Berisha bën kudo dhe të tijtë po ashtu. Berisha është agresiv dhe popullor në fushata. Ai përshtatet me mentalitetin skenik të shqiptarëve apo shumicës së tyre. Pikërisht me mentalitetin e aktorit të parë dhe liderit në skenë. Tanimë ai është përshtatur edhe në jugë përveç veriut dhe deri dje mund të thuhej se ka sukses vetëm në veri, ndërkaq afërsisht edhe në jugë janë mësuar që vetëm njëri të bllokojë skenën. Por Berisha ka edhe të tjerë mbas vetes që patjetër luajnë role të dorës së dytë, por kanë një të mirë se janë krejtësisht në rol si aktori kryesor. Janë pothuaj një kor i vogël, por që sipër tyre është zëri madhështor dhe i fuqishëm i aktorit kryesor i cili jo vetëm që nuk mbytet prej tyre, por edhe përforcohet. Patjetër që një pjese të madhe të shqiptarëve kjo lloj dramo-komedie ju pëlqen. Sepse nuk është sot një tragji-komedi edhe pse ka brenda diçka të tillë. Por nga ana tjetër lideri Rama është vetëm, sepse ka marrë përsipër të bëjë gjithçka vetëm. Ai e di që shqiptarët kërkojnë vetëm aktorin kryesor dhe ka vendosur të luajë këtë rol. Këtë rol ai po e luan me një parti që ka pasur shumë gjela dhe pula që kakarisnin edhe ato si gjela. Dikur kanë pasur edhe kor të tillë dhe të fuqishëm. Por sot në asnjë mënyrë askush prej tyre nuk ka as gjatësinë, as fjalinë dhe as momentin sqarues të liderit që çdo gjë e mendon dhe vepron vetë. Shkurt Rama ka marrë përsipër që të fitojë zgjedhjet i vetëm përballë makinerisë së Berishës dhe pushtetit të tij. Rama ka pushtete si mediatike dhe ato financiare dhe kjo dihet, por edhe Zogby në këtë rast edhe pse jo me shumë dukje e ka pasur parasysh këtë gjë. Unë jam pothuaj i sigurt që në sondazhin e fundit dhe të muajit qershor që në fakt merr në analizë muajin maj, PS-ja do të ketë së paku 2-4 pikë avantazh ndaj PD-së, por kësaj radhe Zogby ka dashur vërtetë të transmetojë një hidhërim për socialistët në përgjithësi. Kjo sepse, jo vetëm bëhet më i besueshëm nga që e lejon PD-në të sipërkalojë për një moment, por natyrisht kërkon që të riaftësojë makinën elektorale të PS-së. E bukur kjo, se diferenca prej 2 pikësh midis PD-së dhe PS-së ishte midis marzhit të gabimit sipas analistit sondazhist Sam Rogers i cili fliste shumë shkurt dhe disi jo (dukshëm) në qejf. Ajo që nuk diskutohet nga Zogby është se e majta është më shumë. Kjo mund të jetë e besueshme edhe në teatrin e madh shqiptar dhe për këtë, në rastin e mos fitores së socialistëve, fajin patjetër që e kanë të gjithë shpirtrat e të majtës shqiptare që janë aty, por nuk janë bashkë. Por natyrisht në modelin e ri të proporcionalit, Rama tenton vetëm për vetëm, që pushtetin pastaj ta ketë grumbull dhe të kontrollueshëm. Kurse Berisha në fakt nuk e ka dhe nuk ka për ta pasur kurrë këtë problem. Ai është që prej 18-të vitesh aktori, regjisori dhe skenaristi i madh i së ashtuquajturës, por realisht në lojë, të së djathtës shqiptare. Ky relacion i fundit i Zogbit nuk është marrë shumë në analizë nga të dy partitë e mëdha. Sepse PD nuk mund të thoshte urra nga që kishte kritikuar më përpara dhe PS-ja nuk mund të thoshte fu..k, sepse kishte thënë urra më përpara. Por gjithashtu pret edhe relacionin e fundit për muajin maj. Janë treguar të qetë, sepse meli dhe farat e lulediellit nuk mund të përtypen aq kollaj nga RD-ja dhe ZP-ja. Pastaj dihet qartë djathtas, se asnjëherë një diçka që niset me destinacion të qartë majtas edhe pse devijon në ndonjë kthesë djathtas, përsëri do të marrë kthesën për të përfunduar aty ku është pikërisht destinacioni. Po a është realiteti ky. Natyrisht gjithë respektin Zogbit dhe të gjithë atyre që bëjnë sondazhe, por me këtë popull tepër interesant, rëndësia më e madhe është aktori kryesor. Ai që ju ka bërë më shumë përshtypje. Ai që ka luajtur më shumë në skenë, ai që ka bërtitur dhe brohoritur, por edhe ai që ka prekur më shumë me xheste dhe bëma ato që si në karrige dhe jashtë radhe, kanë parë dramën. Prova është midis lojës së fortë si zakonisht të Berishës, dhe asaj në self-controll të Ramës. Në këtë mënyrë sondazhi më i vërtetë, është pëlqyeshmëria e liderëve politikë dhe pastaj partitë. Në këtë moment Zogby bën punën e tij, dhe patjetër që aty Rama është disi më mirë. Por vetëm  nga Zogby dhe jo spektatori. Sepse ai do të jetë në teatër me datën 28 qershor dhe aty do të shikojmë se në çfarë gjinie teatrore do të luhen zgjedhjet. Në dramë apo komedi!! Kjo përcaktohet vetëm atë ditë megjithëse disa prej shumë njerëzve analistë dhe opinionistë, janë gati të vënë bast se është një komedi avangardiste me dy aktorë tani për tani të ndryshëm dhe të njëjtin dekor si dhe me gati po të njëjtin skenar. Pra jemi në kufijtë e një post-modernizmi tranzicional shqiptar, që nuk ka literaturë skenike që e ka marrë deri më tani në konsideratë. Por nuk është kaq shumë e ndërlikuar. Në fakt, atë mundohen ta ndërlikojnë debatet dhe të biseduarit shpesh herë edhe sinqerisht se në çfarë drejtimi po shkon ky vend!! Praktikisht ne do të shkojmë aty ku është e nevojshme të shkojmë dhe ku nuk ka as një alternativë tjetër dhe këtë do ta bëjmë me cilëndo parti dhe grupim partish që me datën 28 qershor të fitojë. Ne më tepër luajmë një teatër disi më modern me sondazhe dhe opinione që sjell si përfundim një ndryshim jo më të madh se 3 për qind. Aq sa është edhe marzhi i gabimit te Zogby. Pra, pse duhet shqetësuar dhe

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›