Dua ta harroj fjalën TELEVIZION
(Gjendja haluçinative që i shkakton popullit politika dhe media si mercenare e saj)
Nga Flamur BËRDËLLIMA
Me thënë të drejtën ky shkrim më doli aksidentalisht kur po konfirmoja me zëvendës ministrin e Kulturës datën e promovimit të librit tim të ri. Shumicën e tyre i njoh se u bë një jetë që jetojmë bashkë në të njëjtën mjedis kulturor dhe artistik, disa të tjerë sepse më bëjnë të fala gjithmonë nga motra që e kam në Belgjikë dhe vdes, që bashkë me burrin e fëmijët mban për drekë cilindo artist që vijnë nga Shqipëria. Por sot unë gjendem nën një ngërç psikik. I thashë një artisti të madh, se: Sa bukur fole në televizor more njëri?
Ai mu përgjigj ik or Mul, mos ma përmend më fjalën televizion. Ca thonë kredia 250 milion euro është e drejtë, ca të tjerë kundërshtojnë, të gjithë janë ose ministra Finance, ose ish të tillë, ose ish guvernatorë apo ish zëvendës ministra si Shkëlqim Cani, ose këshilltarë të kryeministrit. Në të vërtetë më vjen keq që më ngacmon shoqen time të ngushtë Zana Guxholli, por më duket se në këtë rast mjeshtri ka të drejtë. Me dhimbje po them:- Me gjithë mend duhet me parë televizor. Ai na ofron më tepër stres dhe halucinacione apo realitet dhe relaks? Më gjeni një javë të jetës së shqiptarëve që kalon pa HORIZONTALITET. Një herë vjen Gërdeci, pastaj vjen Fazlliçi, pastaj vjen Lul Basha, pastaj ajo grabitja në mes të ditës pa maska, pastaj vijnë ato vrasjet në Shkozet. Dhe gazetarët dhe gazetarucët me një palodhshmëri të tipit të gazetarisë së shekullit 19, duke i hapur kronikat gjithmonë me stand up, vetëm na krijon një gjendje stresive dhe halucinative. Deri në ekstreme të tilla psikike, kur njeriut ndonjëherë i duket vetja sikur është në ëndërr. Pa përmendur atë debatin çmendurak për punën e kartave. Dje e piva një kafe tek Taivani, me mikun tim Ferdinand Poni. Ai kishte një qetësi Apostolike të tillë, që të mbushte mendjen përmes saj se KËTË RADHË nuk do të ketë njëri pa u pajisur me kartë. Ore, në qoftë kështu aferim. Aman ore se u thinjëm nëpër durime. O të dashur interlokutorë të medias! Ju nuk jeni anëtarë të një komuniteti AD HOCK, ku mbaroni punë sot dhe u çliruat nga përgjegjësia. Njerëzit janë skllavërisht para ekraneve, por edhe kur hapin web-site-t dhe faqet e ndryshme të internetit, nga një Këlysh i ekranit të kaltër, qoftë i televizorit apo i kompjuterit ofrohet i njëjti stres. Gjithsesi tek kjo kredia 250 milion euro, për Zotin duhet me ndaluar pak. Kur mbarova ekonomikun mbarova për plan dhe jo për financë, por disa parime siç është EUROBORI, i dinë edhe kalamajtë e klasës së tetë. Shqiptarë i thonë Fajde. Do të thotë do të marr ty 10 lekë dhe në fund të muajit do të jap 11. Por çështë kjo Fajde 9.6 % që i thonë 29 milion euro në vit. Aq nuk janë edhe investimet për bujqësinë për një vit. Ore nëse keni vendosur ta bëni këtë popull të flasë me vete thuajeni. Përse ajo rruga patriotike duhet të mbaroj patjetër në qershor kur ajo pjesa e Kosovës as nuk ka filluar? Çështë ky nxitim kalamendëz?
Apo zgjedhjet, zgjedhjet dhe pushteti, pushteti. Dhe sidomos ai i bekuari televizion që po na çmend fare me manitë e tij haluçinante për ta gllabëruar njeriun deri në qelizën e fundit.