E Diel, 1 Nëntor 2026

Badigardi i nje VIP-i plagos kamerierin

Ka mjaftuar nje debat me kamerierin qe e kane bere badigardin e nje personi VIP ne Tirane qe te nxjerre pistoleten duke e plagosur ate. Behar Ruci 23 vjec nga Tirana eshte plagosur gjate punes se tij si kamerier ne nje lokal ne dalje te Tiranes. Ndersa autori i ngjarjes eshte F. S. rreth 30 vjec me banim ne Tirane. Pavaresisht se policia ka refuzuar qe te konfirmoje detaje mbi ngjarjen dhe te dyshuarin burime jozyrtare bejne me dije se ai eshte badigard i nje personi te njohur ne Tirane. Behet e ditur se ngjarja ka ndodhur per shkak te nje zenke banale ne lokalin e njohur bar-restorant Nena Mbretereshe qe ndodhet ne Sauk te Tiranes. Pas nje sherri per ankesat qe kishte badigardi per sherbimin ka nxjerre nje arme zjarri te llojit pistolete dhe ka qelluar me te djalin 23-vjecar qe punonte si kamerier ne kete restorant. Ne gjendje te rende per jeten i plagosuri eshte derguar ne Spitalin Ushtarak te Tiranes ku ndodhet nen kujdesin e mjekeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›