E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto Prioritet integrimi rajonal

Ministri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto priti dje nje grup politikanesh te rinj dhe lidere te shoqerise civile nga vende te ndryshme te Ballkanit. Qellimi i ketij takimi ishte njohja e tyre me rolin e Shqiperise ne rajon prioritetet objektivat si dhe mundesite e rritjes se bashkepunimit rajonal. Ministri Haxhinasto vleresoi se Shqiperia si vend pararoje ne promovimin e sigurise stabilitetit paqes dhe prosperitetit te rajonit eshte e vendosur te rrise rolin e saj ne kete drejtim. Ne kete kontekst ai theksoi rendesine e madhe qe ka zgjerimi i fushave te bashkepunimit rajonal nepermjet lidhjeve ekonomike dhe projekteve te nje infrastrukture te perbashket. Pa infrastrukture te perbashket nuk ka integrim - tha z. Haxhinasto. Ai theksoi gjithashtu se integrimi rajonal eshte kontributi me i rendesishem qe mund ti japim zhvillimit te qendrueshem ne secilin nga vendet tona. Shqiperia - vijoi ministri i Jashtem - ka qene gjithnje ne pararoje te idese se krijimit te nje zone te lire tregtie mes vendeve te rajonit pa viza dhe pa kufij fizike dhe jofizike qe do te kontribuoje ne pershpejtimin e proceseve integruese. Gjate bashkebisedimit ministri i Jashtem z. Haxhinasto iu pergjigj interesimit te te pranishmeve ne lidhje me faktorin shqiptar ne rajon kontributin qe ato duhet te japin ne hartimin e politikave gjitheperfshirese. Pjesemarresit ne kete takim jane pjese e nje programi trajnues te organizuar nga Shkolla Bullgare e Politikave. Ky program synon rritjen e vlerave demokratike ne rajonin e Ballkanit duke identifikuar dhe mbledhur politikane dhe lidere te rinj te cilet eksplorojne dhe vleresojne parimet e demokracise te drejtave te njeriut dhe pergjegjesite e lidershipit publik. Ky program synon gjithashtu te inkurajoje nje bashkepunim me te forte rajonal duke vendosur struktura dialogu mes aktivisteve dhe politikaneve te rinj dhe vendimmarresve ne rajonin e Evropes Juglindore. Ne kete grup merrnin pjese perfaqesues nga Bosnje-Hercegovina Bulgaria Kroacia Kosova Maqedonia Mali i Zi Serbia dhe Shqiperia kryesisht nga organizata joqeveritare parti politike media dhe pushteti lokal e qendror.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›