Pranga dhunuesve te femrave
Dy persona jane vene ne pranga per shkak se akuzohen per dhune seksuale dhe shfrytezim prostitucioni. Arrestimet jane bere ne Korce dhe ne Skrapar. Nderkohe nje person i trete eshte ne kerkim po per shfrytezim prostitucioni. Ngjarjet jane zhvilluar ne Korce dhe ne Skrapar. Ne qytetin e Korces eshte zbuluar nje lokal ne te cilin shfrytezohej per prostitucion nje minorene nga Kavaja. Me ane te mashtrimit ajo ishte marre nga nje i ri korcar i cili se bashku me nje shokun e tij e kane shfrytezuar minorenen kundrejt nje vlere per 2 mije lekesh. Deri ne momentin qe policia beri arrestimin e 22-vjecarit Edion Mustafaj dhe shpalli ne kerkim shokun e tij emri i te cilit nuk behet i ditur kishin kaluar tre muaj nga dita e pare e shfrytezimit te 15-vjecares. Policia e Korces njoftoi se po hetohet per zbardhjen e plote te ngjarjes dhe zbulimin e bashkepunetoreve te tjere ne kete ngjarje. Nderkaq ne Skrapar nje 52-vjecar u arrestua nen dyshimet se ka ushtruar dhune seksuale ndaj nje adoleshenteje 16-vjecare. Policia informoi se ne fshatin Backe te Skraparit Shefqet Koromani 52 vjec u arrestua pasi eshte denoncuar nga prinderit e vajzes. Behet e ditur se vajza e shoqeruar nga prinderit eshte paraqitur dje ne policine e qytetit te Corovodes ku ka denoncuar fqinjin e saj per kryerje te marredhenieve seksuale me dhune. Sipas padise perdhunimi i vajzes ka ndodhur ne banesen e saj kur ajo ishte e vetme ne shtepi. Burimet konfirmojne se autori ka perfituar nga fakti qe ishte fqinj me familjen e vajzes te Skraparit dhe pasi ka pritur momentin qe ajo ndodhej vetem ne shtepi ka hyre dhe ka abuzuar me te. Ka qene vete e mitura e cila pas gjendjes se renduar psikologjike ka rrefyer gjithcka ne polici e shoqeruar nga prinderit e saj duke ngritur dhe denoncimin ndaj 52-vjecarit Koromani. Menjehere pas denoncimit policia ka arrestuar 52-vjecarin i cili akuzohet per vepren penale te Kryerjes se marredhenieve seksuale me dhune.