Haxhinasto takon Dinoshen Urime per statusin
Ministri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto u takua dje me ministrin per te Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve te Malit te Zi z. Ferhat Dinosha per te diskutuar per marredheniet mes Shqiperise dhe Malit te Zi si dhe per te eksploruar mundesi te reja per intensifikimin e tyre. Pas takimit ministri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto u shpreh Ne identifikuam disa ceshtje ku mund te bejme progres dhe hapa konkrete vecanerisht ne drejtim te projekteve te perbashketa te infrastruktures te njohjes reciproke te diplomave dhe te levizjes se lire te qytetareve ne te dy anet e kufirit duke perdorur vetem dokumente identifikimi. Gjithashtu folem per rolin e shqiptareve ne rajon dhe ndame te njejtin vleresim se shqiptaret do te bashkohen mes tyre ne Bruksel. Me kete vizion ne arrijme te krijojme nje shpejtesi te re ne proceset integruese ne te gjithe rajonin e Ballkanit. Sigurisht qe une vleresova ne menyre te vecante kontributin qe jep zoti Dinosha dhe partia e tij ne proceset reformuese ne Malin e Zi dhe reformat qe zhvillohen atje per integrimin evropian.