Grabitet i vdekuri dhunohet nje varr ne Berat
Ne Berat zhvarroset trupi i te ndjerit Robert Zerellari. Kjo ngjarje ka tronditur qytetin e Beratit pasi kufomes i jane vjedhur te gjitha sendet e floririt dhe parate qe te afermit i kishin vendosur ne arkivol. Burime nga policia e Beratit thone se dyshohet qe te jete tre numri i personave qe kane hapur varrin pasi gjate ekspertizes jane gjetur tri shenja te ndryshme gishterinjsh. Trupi i te ndjerit eshte gjetur jashte varrit ne oret e para te mengjesit nga punonjesit e varrezave te cilet kane njoftuar menjehere anetaret e familjes dhe policine. Zhvarrimi i tij mendohet te jete bere si pasoje per ti vjedhur sendet me vlere qe ishin ne varr. Xhaxhai i te ndjerit tregon se Robert Zerellari kishte ne trup nje varese ne qafe dhe nje byzylyk te florinjte. Ceremonia mortore e 22-vjecarit ishte bere mbas mberritjes se trupit nga Greqia diten e enjte.