I denohet e dashura Alket Rizai kercenon prokurorin

Rriten masat e mbrojtjes se prokurorit te ceshtjes u kercenua ne sallen e gjyqit nga shqiptari qe ka realizuar nje prej arratisjeve me te vecanta
Mjaft jane habitur ne fakt kur prokurori i ceshtjes se Alket Rizait ka dhene 13 vjet burg per te dashuren e tij greke e cila akuzohet se ka pergatitur skenarin e arratisjes pasi shume mendojne se nuk eshte gjetur asnje prove qe Aspasia Mitropia te jete ajo qe ndihmoi Alketin per arratisje nga burgu i Koridhalosit te Athines. Ky ka qene momenti me irritues per te burgosurin i cili sapo ka degjuar kerkesen per denim ka kercenuar prokurorin e Gjykates se Apelit Janis Angelis. Mediat ne Athine shkruan se ka pasur rebelim te ashper te avokateve qe moren ne mbrojtje Rizain dhe te dashuren e tij Mitropia. Kjo e fundit ka kerkuar te rishikohet vendimi me pretendimin se nuk ka asnje prove bindese qe kjo ishte bashkepunetore e te dashurit te saj gjate arratisjes. Nderkaq mediat greke i kane kushtuar vemendje kercenimit qe Alket Rizai i ka bere prokurorit. Oficeret e njesise policore greke kunder terrorizmit jane duke hetuar nese prokurori i Gjykates se Apelit Janis Angelis mund te jete ne rrezik nga shqiptari Alket Rizai i njohur nga opinioni per arratisjen spektakolare me helikopter nga Koridhalosi i Athines ku vuante denimin per disa vepra te renda penale.
Diten e enjte ndaj Alket Rizait u dha denimi prej rreth 26 vjet burg kurse per te dashuren e tij 13 vjet. Ne kete moment Rizai ka thene Duhet ti japesh llogari Sektit te Revolucionareve. Alket Rizai u denua per largimin e tij nga burgu i Koridhalosit te Athines me nje helikopter me grekun Palaiocostas Vasilis ne shkurt te vitit 2009 kurse e dashura e tij Aspasia Mitropia u denua nen akuzen se ndihmoi ne organizimin e arratisjes. Me gjithe reagimin e ashper te avokateve mbrojtes askush nuk eshte marre me mungesen e provave per akuzen ndaj vajzes greke.
Arratisja
Alket Rizai i cili vuante denimin per vrasje ne burgun e sigurise se larte te Koridhalosit te Athines arriti te arratisej ne menyre spektakolare me nje helikopter se bashku Vasilis Paliokostas te denuar per grabitje banke. Arratisja ndodhi me 22 shkurt 2009 arratisje qe shkaktoi furtune ne administraten e burgjeve. 43-vjecari Vasilis Paliokostas nje prej krimineleve me te njohur ne Greqi ende nuk eshte arrestuar. Me 22 shkurt 2009 autoritetet e policise kishin gjetur helikopterin te braktisur ne periferi te Athines ndersa piloti u gjet i lidhur dhe syte te mbyllur me fasho. Ne deshmine e tij ne polici deshmi e cila ne gjykate u rrezua kishte thene se helikopteri ishte kerkuar nga nje cift i cili kishte deklaruar se do te benin nje shetitje. Helikopteri ishte marre me qera nga cifti disa here para se te ndodhte arratisja. Per ngjarjen e ndodhur gjykata denoi me burg dy nga pese gardianet e burgut Koridhalos te Athines. Shefi i gardianeve u denua me tri vite burg dhe gardiani i sherbimit me gjashte muaj burg. Kjo ishte hera e dyte qe dy te denuarit kishin arritur te arratiseshin nga burgu i sigurise se larte te Koridhalosit. Heren e pare kishin arritur te largoheshin nga burgu i Koridhalosit ne qershor te vitit 2006. Helikopteri qe ishte ulur ne ambientet u burgut arriti te mashtronte rojet te cilet mendonin se kishte ardhur nje inspektor i burgjeve. Me ndihmen e gazlotsjellesit te dy arriten te largoheshin te qete. Te dy ishin arrestuar ne gusht te 2008-s per te arritur te shpetonin serish ne shkurt te 2009-s.