E Diel, 1 Nëntor 2026

Badshtuber mungon ndaj Kluzhit por ka ceshtje Van Gal-Henes

Bajern Mynih

Bajerni i Mynihut udhetoi dje drejt Kluzhit ku do te ndeshet sot me skuadren rumune. Bavarezeve do tju mungoje Holger Badshtuber i cili i eshte shtuar listes se gjate te te demtuarve te klubit gjerman. Badshtuber u demtua te premten e kaluar para takimit te Bundesliges ndaj Frajburgut. Ne infermieri bashke me te jane Ivica Olic Arjen Roben Frank Riberi Mark van Bomel Miroslav Klose Breno e Diego Kontento. Bajerni drejtoi klasifikimin e grupit me 9 pike dhe ne rast te nje fitoreje sot ndaj Kluzhit do te siguronte kualifikimin per ne 1/8 e Championsit. Nderkohe te Bajerni ka dale ne pah nje ceshtje qe ka tensionuar shume situaten. Presidenti Uli Henes ka theksuar para pak ditesh se trajneri holandez nuk ka komunikimin e mjaftueshem me drejtuesit. Ka reaguar menjehere Lusi Van Gal Jam i befasuar qe presidenti im ka thene nje gje te tille. Mbi te duke marre ne konsiderate qe komunikimi eshte arma ime e forte. Karl Hajnc Rumenige ka nderhyre per te zbutur klimen Se shpejti do te kete nje takim mes Vangalit dhe presidentit Henes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›