E Diel, 1 Nëntor 2026

Arsenal Fabregas mungon ndaj Shaktjorit per shkak demtimi

Topcinjte

Kapiteni i Arsenalit Cesk Fabregas nuk do te luaje ne sfiden e sotme qe topcinjte do te zhvillojne ne Ukraine perballe Shaktjorit te Donjeckut te vlefshme per Champions League. Mesfushori spanjoll ka nje problem muskulor te cilin e ka ndier te shtunen ne sfiden e luajtur ne Premier League kunder Uest Hemit dhe qe u fitua me rezultatin 1-0 nga skuadra e drejtuar nga Arsen Venger. Prej periudhes kur u rehabilitua plotesisht nga demtimi i meparshem edhe ai problem muskulor qe e mbajti larg fushave te lojes plot nje muaj Fabregas ka luajtur kater ndeshje gjate dy javeve te fundit. Ngarkesa fizike ka qene mjaft e madhe dhe demtimi me i fundit ka bere qe trajneri Venger te mos rrezikoje me aktivizimin e yllit te tij. Cesk ka shanse te mira te luaje te dielen por mendojme se eshte e rrezikshme ta aktivizojme te merkuren ne Champions deklaroi trajneri. Nuk behet fjale per nje terheqje te mirefillte por vetem per dhimbje. Nuk mund te rrezikojme duke e aktivizuar kapitenin tone pasi ai sapo eshte kthyer nga demtimi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›