E Diel, 1 Nëntor 2026

Milan rreziku me i madh eshte Murinjo jo Kristiano Ronaldo

Analiza

Ne sfiden me Realin e Madridit jane te shumte ata qe mendojne se rreziku me i madh per Milanin eshte Kristiano Ronaldo dhe se frenimi i tij do te mjaftonte per te bllokuar spanjollet. Kjo edhe per faktin se numrat e portugezit jane te frikshem 10 gola te shenuar nga muaji tetor ne La Liga ku 6 prej tyre jane realizuar ne dy ndeshjet e fundit. Per te mos harruar edhe golin ne Santiago Bernabeu ne sfiden e pare perballe Milanit. Por perqendrimi i shume lojtareve rreth Ronaldos do te krijonte hapesira per yjet e tjere te Realit El Pipita Higuain Eumlzil apo edhe Di Maria. Me fjale te tjera merengues mund te godasin ne shume menyra dhe mbi te gjitha me disa lojtare. Risia eshte se skuadra e Murinjos ka mesuar edhe te mbrohet Kasijas eshte i pamposhtur ne Champions. Trajnerit luzitan i mjaftuan 4 muaj qe ti jepte Realit te njejtin karakter si Interi i edicionit te kaluar e tashme mund te synoje tripleten e radhes. Keto jane arsyet perse Zhoze Murinjo i cili rikthehet ne San Siro eshte rreziku me i madh per Milanin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›