Bafta për Christopher Lee
Aktori i njohur Sir Christopher Lee pritet ta marrë një shpërblim Bafta në dhënien e çmimeve të Akademisë së filmit të dielën.
“Është një nderim shumë i papritur por edhe i madh të jem në shoqëri të tillë të shquar për të marrë shpërblimin,” ka thënë Sir Christopher, 88 vjeçar.
Aktori është më shumë i njohur me rolet e tij në filmat si ‘Dracula’, ‘The Private Life of Sherlock Holmes’, ‘The Wicker Man’ dhe ‘The Man with the Golden Gun’.
Në mesin e atyre që e kanë marrë këtë shpërblim janë edhe Charlie Chaplin dhe Alfred Hitchcock.
Steven Spielberg, Elizabeth Taylor, Sean Connery, John Barry dhe Stanley Kubrick janë gjithashtu në mesin e atyre që janë nderuar me këtë shpërblim.
Vitin e kaluar me këtë çmim është shpërblyer aktorja Vanessa Redgrave.
Sir Christopher i është bërë i njohur një audience më të re kohëve të fundit me rolet e tij në filmat si ‘Lord of the Rings’ dhe ‘Star Wars’.
Ai gjithashtu ka bashkëpunuar me regjisorin Tim Burton në filmat përfshirë ‘Charlie and the Chocolate Factory’ si dhe ‘Alice in Wonderland’.
Sir Christopher gjithashtu ka luajtur në filmin e fundit të regjisorit Martin Scorsese, ‘Hugo Cabret’, i cili pritet të shfaqet në dhjetor të vitit 2011.