E Diel, 1 Nëntor 2026

Incizimi i parë i shqipes në Ballkan

Nga Express më 09 shkurt 2011 në ora 10:03

Në pranverën e vitit 1914, Norbert Jokli dëgjoi për një grup shqiptarësh që punonin si ëmbëltorxhinj në Hungari. Menjëherë u nis që t’i takojë, për të bërë incizime gjuhësore të dialektit të tyre.

Me mbështetjen e Komisionit për Ballkanin, të Akademisë Austriake të Shkencave, Jokli ftoi njërin prej punëtorëve - Mustafa Abdylin (i lindur më 1876) nga Vrapçishta e Gostivarit - në Vjenë për një muaj, për të bërë një incizim zanor të gjuhës së tij në Arkivin Fonogramik të atjeshëm.

Ky incizim pesëminutësh, i bërë më 4 prill 1914, duket se është dokumenti më i hershëm zanor i gjuhës shqipe në Ballkan. Incizimi i origjinal, mbi një pllakë të vjetër dylli, ruhet në Arkivin Fonogramik të Akademisë Austriake të Shkencave (Zentrum Sprachwissenschaft, Bild- und Tondokumentation, Phonogrammarchiv, Österreichische Akademie der Wissenschaften), në Vjenë.

Incizimi ka të bëjë me tekstin e përrallës Pela dhe Ujku.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›