31 vjet në një ekspozitë
Të premten, më 11 shkurt, në Universitetin Amerikan të Kosovës (AUK) hapet ekspozita individuale e piktorit Isa Alimusaj, me titull “31 vite të profileve dardane”.
Në ekspozitë do të prezantohen disa nga veprat më të mira të autorit të 31 viteve të krijimtarisë së tij, si dhe disa vepra të tjera të zgjedhura për këtë ekspozitë.
Me këtë rast do të bëhet edhe inaugurimi i “Hapësirës së Kaltër”, një hapësirë kjo që do të shërbejë si galeri arti dhe vendtakim për studentët. “Hapësira e Kaltër” u ofron studentëve të AUK’ut dhe artistëve të talentuar kosovarë dhe rajonal një hapësirë ku ata do të prezantojnë veprat e tyre, si dhe për aktivitete të tjera.
Ekspozita e Alimusajt është sponsorizuar nga Universiteti Amerikan në Kosovë, në bashkëpunim me Galerinë e Arteve Europa.