Bagdad, atje ku kopshtet po kthehen në varreza
Autori i Lajmit: Nga Rod Nordland
Bagdad — Në kopshtet e të gjallëve dhe të vdekurve, lufta vazhdon, vazhdon jo me aq shumë entuziazëm sa me dëshpërim. Është pikërisht pas agimit, ditë e premte, është dita e parë e Id al-Adha-s, të cilën irakianët e quajnë “gostia e sakrificës”, dita që festohet nga myslimanët në mbarë botën dhe që përkon me pelegrinazhin e Haxhit në Mekë. Korridoret me ngjyrë të murrme të lagjes Adhamiya janë të shkretuara në këtë orë, kudo përveçse në kopshtin përkujtimor mbrapa xhamisë Abu Hanifa, i cili është vendi më i shenjtë i faltores për sunitët irakianë. Mijëra njerëz janë grumbulluar në gurët e varrit, në vendin që vetëm tre vjet më parë ishte një kopsht publik në buzë lumit Tigër. Kjo është në traditë relativisht e re në Irak, ku u kushtohet respekt të vdekurve mes lutjeve të mëngjesit dhe gostisë që mbahet më vonë gjatë ditës. Në këtë ditë të vetme, kopshti i të vdekurve mbushet plot e përplot me të gjallë. Një dirizhabël i vogël zbulimi qëndron pezull në ajër, si një shenjë që Adhamiya dikur ka qenë një bastion i rebelimit sunit. Ai është një mjet zbulues amerikan, i mbushur me videokamera. Xhamia Abu Hanifa ka qenë për një kohë shumë të gjatë një qendër tubimi dhe pak pallate më tutje ndodhej streha e fundit ku fshihej Sadam Hysein, pasi ai u largua nga Bagdadi. Tani ky kopsht, i njohur si Martirët e Adhamiyas, që kur u shndërrua në varrezë në vitin 2007, është kaq shumë i dendur me varre sa shpesh është shumë e vështirë të ecësh mes gurëve drejtkëndorë që mbulojnë secilin prej tyre (madje askush nuk tenton të përkulet mbi to). Gjashtë muaj më parë, autoritetet numëruan 9 mijë varre, por që prej atëherë, ky numër është shumëfishuar. Shumica e trupave të varrosur këtu janë viktima të dhunës së njërit lloj apo llojit tjetër – bombardime terroriste, vrasje për shkak të fesë dhe politike. Ajri ka marrë aromën e përzierë të shkopinjve të ndezur kinezë vendosur në tokën rreth varrit. Shumë prej tyre janë të stolisur sipas zakonit irakian me lule artificiale dhe shumë fotografi që janë mbështetur në gurët e varrit. Këtu askush nuk duket se beson që lufta ka mbaruar. “Edhe në 100 vitet e ardhshme ajo nuk do të ketë fund”, - thotë Sabriya Fadhil Abbas, teksa gjunjëzohet në varrin e vëllait të saj, Ali, që u vra 39 vjeç nga një makinë bombë në vitin 2008, duke lënë pas gruan dhe 7 fëmijët e tij, më i madhi 13 vjeç. “Ata janë ende duke luftuar në qeveri. Askush nuk i beson askujt. E si do të përfundojë e gjitha kjo”. Ndryshe nga shumica e varreve të tjera, ai i vëllait të saj ishte i mbuluar me një çati të valëzuar me një skelet të thjesht metalik. “E kemi vendosur për ta mbrojtur atë nga dielli dhe shiu”, - shpjegon zonja Abbas. Në këmbët e saj ndodhej një vazo me ëmbëlsira të njohura si “klecha”, të cilat shpërndaheshin për mirë. Nëna do të vijë pak më vonë, - tha ajo. Ajo nuk ecën më dot vetë, kështu që djemtë e saj, që janë ende gjallë, do ta sjellin deri në xhami, ndërkohë që një lypëse afrohet dhe merr një grusht me “klecha”. Familja kohët e fundit ka varrosur dhe një tjetër të afërm në këtë varrezë, i cili mbeti i vrarë në bombardimet e tetorit të Ministrisë së Drejtësisë. Alaa Adel, mikesha më e mirë e Issam al-Obeidit, një gazetar lokal, e vrarë nga një snajper, ndodhet pikërisht këtu. “Asnjë njeri nuk është larg këtij vendi”, - thotë ai. Mes të varrosurve këtu është dhe Khalid Hassan, një gazetar dhe interpret i “The New York Times”, që ka mbetur i vrarë teksa shkonte në punë në vitin 2007. Njerëzit luten me duart e mbledhura përpara varreve, sikur të ishin duke mbajtur pesha të rënda të padukshme. “Këta këtu janë ata me fat”, - thotë një zonjë aty pranë, Vafa Nuri Hussein. “Ata të paktën kanë një vend ku të prehen, por kur të vijë radha jonë, nuk do të ketë më vende”. Shumë shpejt dhe ato pak palma të fundit që kanë ngelur do të priten për të hapur vendin për varre të reja. Zonja Hussein është e hidhëruar për luftën e brendshme që ka përfshirë qeverinë irakiane, e cila prej muajsh nuk bie dakord për kushtet e mbajtjes së zgjedhjeve kombëtare, të cilat ka shumë mundësi që të shtyhen nga data e përcaktuar në kushtetutë (muajin janar). “Partitë thjesht po luftojnë me njëra-tjetrën. Nëse ato do të vazhdojnë në këtë mënyrë gjërat do të shkojnë keq e më keq”. Ky është një refren i zakonshëm, por ende askush nuk e mohon se qeveria është më e sigurt se më parë. Dikur ishte e rrezikshme edhe të vije në këtë vend, ndërsa ishte jashtëzakonisht e rrezikshme që një i huaj të gjendej këtu. Rreth disa varreve, gjendja është pothuajse festive, edhe pse e përmbajtur, pasi të afërmit dhe miqtë e atyre që janë shpërndarë në kohë të ndryshme bëhen bashkë dhe kujtojnë të shkuarën. Lypësit punojnë mes turmave me qetësi. Një këngëtar profesionist i mbështetur në një bastun, këndon vargje nga Kurani në këmbim të një kartëmonedhe një mijë dinarësh të bërë shuk, që në të vërtetë nuk vlen më shumë se një dollar. Në vende të tjera emocionet janë ende të gjalla. Mariam Yassin përkulet në rasën e saj “abaya” dhe ulet në një copë tokë përpara varreve të dy djemve të saj, duke vajtuar. Ajo ishte atje, - shpjegoi familja kur rezervistë shiitë nga ushtria Mahdi i zunë rrugën makinës së tyre dhe i qëlluan të dy vëllezërit për vdekje përpara nënës së tyre, tre vjet më parë. Një tjetër i afërm, një kushëri 20-vjeçar, u plagos nga amerikanët gjatë një shkëmbimi zjarri. Familjarëve iu tha se ai kishte vdekur, por ata se kanë gjetur ende trupin e tij. “Për sa kohë të ketë amerikanë dhe iranianë në Irak, nuk do të jetë kurrë më mirë, - nuk do të përfundojë kurrë”, - thotë zoti Yassin. Kur thotë iranianët, ajo ka ndërmend milicët shiitë. Përmes një rrugice në varrezën e ndarë me mur nga vetë xhamia, ndodhet Kopshti Qiellor i Martirëve. Kjo varrezë e vogël është vendi ku kryengritësit, përfshirë xhihadistët e huaj, janë varrosur përgjatë luftës. Me vetëm disa qindra varre, ajo bën një kontrast të fortë me parcelat më të mëdha ku prehen viktimat e pafajshme të luftës. Krahasuar me turmën pak më tej, aty vijnë shumë pak familjarë për të respektuar të afërmit e tyre të pajetë. Askush nuk duket se kujdeset më për dhjetëra varret e luftëtarëve të huaj egjiptianë, sirianë dhe libanezë. Tek këto varre nuk sheh më as lule artificiale. Djali i Iman Hanzas ishte një rebel, - thotë ajo, duke folur me një zë të butë dhe monoton ndërsa qëndron galiç përpara një fotoje të madhe të djalit të saj mbështetur në gurin e varrit të tij. Mohanad Ahmed Jabbar ishte 24 vjeç kur u vra në vitin 2004 gjatë një shkëmbimi zjarri me amerikanët afër një spitali. Zonja Hanza sapo e kishte humbur dhe bashkëshortin e saj, i cili mbeti i vrarë në luftën me Iranin (1986). Vetëm vitin që shkoi, një makinë bombë, e drejtuar nga një ekstremist i grupit sunit të Al-Kaedës në Mesopotami, shkatërroi një treg në Kut, duke i lënë të vdekur vëllanë e saj. “Ata janë të gjithë muhaxhidinë këtu dhe sigurisht që unë ndihem krenare për ta”, - thotë ajo, e qetë dhe pa lot në sy. “Ata bënë xhihad dhe menduan se gjërat do të ishin më mirë, por asgjë nuk është më mirë. Nuk ia vlejti kurrsesi”. Kjo është një ndjenjë shumë e fortë për këdo në këto kopshte për tu mohuar.
(The New York Times)
Përkthyer nga Androkli DraloKy lajm është publikuar: 06/12/2009