E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bagdad, një grua kamikaze bën masakër

Bagdad, 1 shkurt NOA - Së paku 41 pelegrinë
sheitë u vranë dhe 106 mbetën të plagosur sot nga një shpërthim bombe në
Bagdat.

Lajmin e ka bërë të ditur ministria e
Brendshme e Bagdatit e cila njoftoi se një eksploziv i vënë në mesin e një
turme pelegrinësh të drejtuar për në qytetin e Qerbelasë së shenjtë ka
shkaktuar rreth 41 të vdekur dhe 106 të plagosur.

Midis vdekurve ishin gra dhe fëmijë. Sulmi
ndodhi në një vendqëndrimi në periferi të Bagdadit, ndërsa pelegrinët kishin
ndaluar për të pushuar.

Sipas një deklarate të komandës ushtarake, një
grua kamikaze zbërtheu rripin e saj me eksploziv shpërthyes në mes të një turme
të pelegrinëve gjatë rrugës së  tyre
drejt Qerbelasë, në rajonin e Bouba Al-Kom, një lagje në veri të Bagdadit.

Pelegrinët udhëtonin  për në qytetin e shenjtë për të përkujtuar 5
shkurtin ditën e vdekjes së Imam Huseinit, të 
birit të Aliut dhe nipit të Muhammedit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›