Haiti, dhimbja për shkak të varrezave masive
Tre javë pas katastrofës humanitare që ka përfshirë Haitin, ende mbeten të hapura plagët e kësaj fatkeqësie që e përfshiu mbarë shtetin e Paqësorit. Në periferi të kryeqytetit të Haitit ndodhet varrezat e këtij qyteti. Pas tërmetit 7-ballësh ky vend është kthyer në një varrezë masive.
Claireimore Louis është një nga nënat e shumta fatkeqe që humbi në këtë tërmet njerëzit e saj më të dashur, tre fëmijët e saj.
"Ne jemi këtu për t'u dhënë lamtumirën e fundit të afërmëve tanë dhe njerëzve që humbën jetën pas tërmetit. Unë për fatin tim të keq humba të tre fëmijët e mi."- pohoi nëna fatkeqe nga kryeqyteti Port au Prince, i Haitit.
Miq dhe famijlarë të viktimave u mblodhën ditën e hëne nën një tendë të bardhë për të marrë pjesë në një meshë të organizuar nga kisha katolike e zonës. Mesha u mbajt në Titanyen, e cila është lagjia ku ndodhen varreza më e madhe aktualisht në botë.