Kompanitë botërore të avionëve në limitet e ekzistencës
Kompanive ajrore në Evropë dhe në tërësi në botë, do t'u duhen të paktën 3 vjet për t'u rikthyer në normat e rritjes së qëndrueshme. Ndërkaq, shumë prej këtyre kompanive, të cilat mund të jenë edhe prestigjoze, janë të destinuara të shkojnë drejt falimentimit të sigurt. Një parashikim i tillë është bërë nga drejtori i Përgjithshëm i IATA-s (Organizata Botërore e Transportit Ajror), Giovanni Bisignani, i cili paraqiti një tablo të zymtë mbi të ardhmen e afërt të biznesit të fluturimeve ajrore.
Duke iu referuar të dhënave të nxjerra nga Eurocontrol (Organizata Europiane për Sigurinë e Fluturimit Ajror) për vitin 2009, ai tha se është shënuar një rekord i rënies së fluturimeve në Evropë.
Sipas të dhënave konkrete, kjo rënie ka qenë në nivelin prej 6.6 % gjatë vitit të kaluar dhe pritet që edhe këtë vit të mos jetë më e pakët.