Berlusconi: Integrimi i Izraelit, sfidë për të gjithë
Kryeministri italian, Silvio Berlusconi është pritur ditën e hënë në një darkë zyrtare nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. Në darkën e shtruar për nder të zyrtarit të lartë italian ishin edhe ministrat e kabinetit izraelit. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse Berlusconi u shpreh se ishte i sigurt për rrugën e sigurt në të cilin Izraeli po ecte.
"Unë personalisht do të vazhdoj që të mbështes çdo iniciativë të autoriteteve izraelite për thellimin e marrëdhënieve të përbashkëta mes dy vendeve. Unë jam shumë i sigurt se integrimi i Izraelit dhe i komuniteteve që jetojnë në këtë vend është një sfidë për të gjithë ne, jo vetëm për qeverinë e këtij vendi"- u shpreh kryeministri Berlusconi.
Ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u shpreh se ai ishte i sigurt se Italia për Izraelin ishte një aleat i afërt ndaj të cilit ai ushqente një miqësi të thellë.
"Unë nuk besoj se në komunitetin ndërkombëtar të ketë një aleat po aq të afërt sa është dhe mund të jetë Italia për ne. Kjo miqësi është rezultat e një miqësie të ndërsjelltë që ekziston në mes të dy vendeve. Unë jam i sigurt se Berlusconi ushqen të njëjtat ndjenja miqësie që ushqen edhe kombi që ai përfaqëson me kaq shumë dinjitet."- pohoi lideri i Izraelit.
Berlusconi, i cili ka filluar një visitë 3-ditore në Izrael, përveç liderëve izraelitë kryeministri italian do të takojë edhe disa liderë palestinezë. Në ditën e tretë të vizitës së tij Berlusconi do të vizitojë Betlehemin ose Bregun Perëndimor.