Kina: Obama po takoi Dalai Lamën, do të prishet me ne

Pekin, 2 shkurt, NOA Një takim i mundshëm
mes presidentit amerikan, Barak Obama dhe përfaqësuesit shpirtëror të tibetianëve,
Dalai Lama, do të dëmtonte rëndë bazat e raporteve mes Kinës dhe Shteteve të
Bashkuara të Amerikës. Një fakt të tillë e ka deklaruar udhëheqësi i lartë i
Partisë Komuniste të Kinës, Zhu Veiçun, sipas të cilit një takim i tillë do të
jetë i paarsyeshëm dhe i padobishëm. Sipas Veiçunit, ky takim ka për ti dëmtuar
seriozisht themelet politike të marrëdhënieve kinezo-amerikane.
Këto komente ai i bëri në një konferencë për shtyp në të cilën theksoi gjithashtu
se nuk ka pasur progres në bisedimet me të dërguarin e Dalai Lamës, lidhur me
ndryshimet në statusin e Tibetit.
Kina ka kumtuar se sovraniteti i Pekinit ndaj
Tibetit është i pakontestueshëm.
Ndërkaq, lidhur me spekulimet për mundësinë e
takimit të Dalai Lamës me presidentin Obama deri tani nuk ka asnjë reagim nga
Shtëpia e Bardhë.
Të mos harrojmë se më fundjavë Kina ka
kërcënuar SHBA-në me sanksione për shkak të një marrëveshje për shitjen e
armëve në Tajvan, në vlerë prej gjashtë miliardë eurosh.
n.e/NOA