Irak, 41 të vdekur dhe 106 të plagosur nga një akt kamikaz
Të paktën 41 pelegrinë shiitë kanë mbetur të vrarë dhe 106 të tjerë kanë mbetur të plagosur ditën hënë nga një shpërthim kamikaz me bombë në Bagdat. Lajmin e ka bërë të ditur ministria e Brendshme e Bagdatit e cila njoftoi se një eksploziv i vënë në mes të një turme pelegrinësh të drejtuar për në qytetin e Qerbelasë së shenjtë ka shkaktuar rreth 41 të vdekur dhe 106 të plagosur. Midis vdekurve kishte shumë gra dhe fëmijë. Sulmi ndodhi në një vendqëndrimi në periferi të Bagdadit, ndërsa pelegrinët kishin ndaluar për të pushuar. Sipas një deklarate të komandës ushtarake, një grua kamikaze zbërtheu rripin e saj me eksploziv shpërthyes në mes të një turme të pelegrinëve gjatë rrugës së tyre drejt Qerbelasë, në rajonin e Bouba Al-Kom, një lagje në veri të Bagdadit. Pelegrinët udhëtonin për në qytetin e shenjtë për të përkujtuar 5 shkurtin, ditën e vdekjes së Imam Huseinit, të birit të Aliut dhe nipit të Muhammedit.