E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 20 të arrestuar në komunën Preshevës dhe Vrajës

Në territorin e komunës së Preshevës dhe asaj të Vrajës sot janë arrestuar mbi 20 persona të dyshuar për tregti me njerëz dhe kontrabandë të cigareve, kurse në mesin e të arrestuarve ka edhe policë dhe doganierë.

Si merr vesh agjencia Beta, aksioni i arrestimit, i filluar sot në mëngjes, është kryer nga Drejtoria për zbulimin e krimit dhe pjesëtarët e policive kufitare të Serbisë dhe të Maqedonisë.

Pos në komunat e Preshevës dhe Vrajës, aksioni i arrestimit të të dyshuarve për tregti me njerëz dhe kontrabandë të cigareve e mallrave të tjera, është zhvilluar edhe në fshatin Llojan, që gjendet afër kufirit me Maqedoninë, përkatësisht me komunën e Preshevës.

Sipas policisë serbe, në këtë anë gjatë vitit të kaluar janë kapur mbi 6 000 migrantë ilegalë nga Avganistani, Lindja e Afërme de vendet e Afrikës perëndimore të cilët vinin nga drejtimi i Maqedonisë./Indeksonline/   

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›