Bagdat, zbulohet varr masiv
222 trupa, të cilët dyshohet se mund t`u përkasin kurdëve të vrarë në 1987, janë nxjerrë nga një varr masiv në Bagdad, bënë të ditur autoritetet.
"Trupat e gjetur janë transferuar në morgun e provincës Najaf", tha Kaim Ziad, oficer i Departamentit të të Drejtave të Njeriut.
Autoritetet irakiane njoftuan të mërkurën se kishin zbuluar një tjetër varr masiv me rreth 900 trupa në Shanafiyah, rajon në afërsi të qytetit Diëaniyah.
Ziad tha se ka shumë elementë që të bëjnë të dyshosh se viktimat (shumica të ekzekutuar me plumb) janë kurdë të vrarë gjatë regjimit të diktatorit Sadam Husein.
Ai shtoi se ka mundësi që numri i viktimave të rritet me kalimin e kohës. "Është një prej 84 vendeve që ne kemi listuar si varre masive, prej të cilave kemi gjetur vetëm 34", tha ai.