Jaka: Nevojitet rregullator, në sektorin e karburanteve
Kryetari i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka, I ftuar në studion e “Ora News”, jep vlerësimet sa i takon dhe pas mbledhjes së Këshillit Konsultativ me biznesin në lidhje me diskutimin e disa taksave. Duke i mëshuar faktit se qeveria shqiptare, ka ofruar një klimë favorizuese për bizneset, Jaka shton më tej se Ministria e Financave duhet të jetë avokate e bizneseve. Në këtë takim, një theks i vecantë është vendosur dhe tek grupet e interesit.
“Janë dëgjuar grupet i interesit. Ato kishin hapsira për të paraqitur pretendimin në lidhje me paketën fiskale, por janë të orientuara sipas interesave të grupit. Ajo çfarë vihet re është se dhe Ministria e Ekonomisë është të mbrojë interesat e biznesit, sipërmarrjen shqiptare.
Më tej Jaka deklaroi se tashmë ka ardhur koha për hartimin e një platformë me resurse, për ti vënë në punë nga ekonomia. “Është koha që qeveria të mendojë një strategji të re, që të vendosë dhe këto në paketa. Deri tani, nuk kemi një sinjal”.
Ndër të tjera, Jaka shton se nevojitet një rregullator në sektorin e karburanteve.
“Analizova në këtë iniciativë të Ministrisë së Financave. Është një ligj i ndryshuar, nuk ka qënë në mbrojtje të konsumatorit. Duhet të ketë paketa për parandalimin e çfarë do lloj ndotje” shtoi më tej ai.