E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani heq katër zero nga monedha

Qeveria iraniane ka rënë dakord me planet e Bankës Qendrore, për të hequr katër zero nga monedha vendase.

Presidenti i këtij institucioni financiar, Mahmud Bahmani, tha se detaje të tjera do të bëhen publike së shpejti në ueb-faqen e Bankës Qendrore.

Plani për të modifikuar Rialin iranian ka qenë në axhendë nga viti i kaluar, por nuk është miratuar nga qeveria.

Bahmani tha se Banka Qendrore dhe qeveria po ashtu planifikojnë të riemërojnë monedhën.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›