Bagëti me 4 brirë, një çudi, por e vërtetë
Enigma e kopesë
së Brezhdanit Në fshatin Brezhdan të
Përmetit, vendosur përmbi
qytezën e vogël të
Këlcyrës, diku në shpatin e pjerrët
të malit të Trebeshinës, në të
majtë të rrjedhës së lumit të
Vjosës, këto 2-3 vitet e fundit është
hasur një fenomen i panjohur
nga tradita blegtorale, nga
zooteknikët dhe veterinarët vendas.
Banorët e zonës së Këlcyrës
dhe Përmetit në përgjithësi kanë
mbetur të habitur nga fakti që në
kopenë me dele të një blegtori
vendas nga Brezhdani është
duke u mbarështuar një lloj i ri
delesh, që për nga pamja e jashtme
e tyre nuk janë hasur më parë.
Delet e kësaj kopeje janë me 4-5
apo edhe më shumë brirë në
kokë, mandej në ndonjë rast, në
mesin e kësaj kopeje gjen dele me
brirë të degëzuar, të ngjashëm me
brirët e drerëve. Në traditën blegtorale
të zonës, por edhe në
përgjithësi në Shqipëri e Ballkan,
racat e njohura të bagëtive të imta
janë me dy brirë. Nuk është parë
e dëgjuar kurrë më parë në krejt
zonat e jugut me traditë
shumëshekullore në mbarështimin
e të imtave dhe veçanërisht
deleve që në gjuhën vendase njihen
si bagëti "të leshta", që të ketë
më shumë se dy brirë. Vetëm në
ndonjë rast të rrallë vendasit kujtojnë
desh të racave, që brirët e
tyre mund të marrin forma të rralla
me dy a më shumë rrotullime,
por gjithmonë këto forma
gjenden në koka vetëm me dy brirë.
Sidoqoftë, bagëtitë me
shumë brirë, tashmë është një e
vërtetë e verifikueshme për ta
parë, por enigmatike për shkaqet
dhe arsyet e këtij fenomeni të
padëgjuar.
Bujtës në stanin e
bagëtive të çuditshme
Bariu i tufës së deleve të pazakonta
quhet Kol Nasi. Ai është 59
vjeç dhe jeton së bashku me gruan
e dy djemtë e tij, njëri prej tyre
Gjergji, i martuar në fshatin e
vogël malor Brezhdan, që bën
pjesë në krahinën e Malëshovës.
Fakti që në kopenë me afro 150
krerë dhen, që ai mbarështon
bashkë me dy djemtë e tij gjatë dy
viteve të fundit, çuditërisht
breznitë e reja të qengjave femra
dhe meshkuj dalin me shumë brirë,
për çobanin Kol nuk është
aspak një shenjë e keqe, por është
mbarësi e begati. "Për shkak të
Çernobilit, apo të rrezeve, që unë
si di mirë, në shumë vende, edhe
në Elbasan, kam dëgjuar që ka të
tilla. Gjenden bagëti, lopë e
mushka me dy koka, e me çudira
e prapësira të tjera të padëgjuara,
por rasti ynë nuk është i tillë,
është ndryshe, nuk është prapësi",
thotë çobani Kolë. "Shelegët
dhe deshët me shumë brirë, për
mua janë mbarësi, vazhdon ai.
Unë për vete i kam punët mbarë,
në shtëpi dhe në kope. Qumësht
plot, nga 80-90 kile qumësht për
kokë kam marrë këto dy vjet.
Fëmijët i kam të gjithë mirë, pse
ta marr këtë për prapësi"!?
Për të na i paraqitur të plotë
këtë ngjarje të pazakontë, Kola
dhe të dy djemtë Gjergji dhe Arbeni
janë angazhuar e lodhur
shumë. Ata e kanë zbritur kopenë
nga stani i vendosur në shpatet e
thepisur të Trebeshinës, në kullotat
anës Vjosës. "Këtu kemi parcelat
tona të mbjella me hasëlle.
E ruajmë hasëllin për ndonjë ditë
të keqe, nuk i dihet motit. Ka filluar
edhe koha me teka si këto
bagëtitë tona ‘tekanjoze‘ me
shumë brirë në kokë. Kush e merr
vesh ç‘bëhet! Punë të Zotit a të
natyrës!? Ku di unë!?" - ngre supet
Gjergji, djali i madh i Kolës. Ai
është ngritur herët në mëngjes,
ka zbritur kopenë nga mali në
"anëlumi" dhe pastaj ka marrë
veturën e ti, një "Benz 2400" dhe
ka dalë në Grykë të Këlcyrës për
të na rrëfyer rrugën deri te kopeja
ku na prisnin Kola me Benin.
Gjergji e ka të vështirë të zërë në
kullotë e sipër ndonjë nga deshët
e mëdhenj, ku fenomeni i rrallë i
brirëve të shumtë në kokët e tyre
është më i dallueshëm. Ai na i tregon
për së largu, ku duken qartë
brirët e shumtë të vendosur sipër
dhe anash kokës. Më e lehtë është
kapja e qengjave që bredhin
hareshëm në parcelën e gjelbër të
mbjellë me hasëll. Bariu i ri kap
njërin prej qengjave dhe afrohet
te ne, duke e përkëdhelur sipër
"gëzofit" të tij të butë e të shndritshëm.
Pastaj me qengjin në dorë
nis e numëron brirët e "porsambirë"
të qengjit. Numëron plot
pesë brirë, disa që janë më të vegjël
i kërkon me duar midis leshit
të kokës. "Është i sivjetshëm. Janë
të shëndetshëm. Një sheleg me 5
brirë, madje dy nga brirët i kishte
degëzuar si të sorkadhes, e shita
pardje në treg të Këlcyrës.
Habiten njerëzit kur i shohin ashtu
me shumë brirë, i duan dhe i
blejnë me sa lekë t‘ua kërkosh",
thotë Gjergji, duke lëshuar
qengjin e parë dhe duke u orvatur
të kapë një tjetër nga tufa që
lodron para syve tanë.
E çuditshme, por e
vërtetë
E çfarë mund të thuash tjetër,
veçse e çuditshme, por e vërtetë!!!
Ndërsa dy çobanët e rinj ngasin
kopenë drejt nomesë për të na krijuar
mundësi që të fotografojmë
nga afër deshët e mëdhenj, me
brirë të mëdhenj e më të dukshëm,
ne vazhdojmë bisedën me
bariun Kol dhe mjeshtrin e prodhimit
të vozave të drurit, valaratin
Hiqmet Mino. "Nga pjelljet e
sivjetshme numërohen kokë
qengja, femra e meshkuj, që kanë
nga shumë brirë. Vjet pata 25
kokë, por vetëm 4-5 desh për
shenjë mbajta në kope, të tjerët i
shita dhe i prisha. Sivjet do të
mbaj më shumë. Më kanë
kërkuar çobanët në katundisht,
në Malëshovë e në Leskaj. Çuditen
të gjithë, se nuk është parë
dhe dëgjuar dash me 5 a 6 brirë",
tregon Kola.
Djemtë i kanë mbyllur bagëtitë
në vathë dhe ne kemi hyrë brenda
rrethimit, duke iu afruar kafshëve
me pamjet e rralla. Të ndihmuar
nga të zotët e stanit që
hyjnë midis grumbullit të bagëtive
për të kapur ndonjë prej tyre,
arrijmë të fiksojmë në foto disa
nga "portretet" më të spikatura të
bagëtive, që në fakt shikojnë me
sytë e mëdhenj si të habitur nga
njerëzit, që në fakt janë më të
habitur prej pamjes së tyre të
pazakontë.
Ǒmendon çobani dhe
të tjerët në Këlcyrë
për këtë çudi?
Si e shpjegon vetë çobani Kol
fenomenin e rrallë? "Origjina e
familjes sime është nga Progonati
i Kurveleshit. Mos u çudit që jam
i krishterë, të gjithë të krishterë
kemi qenë para se të vinin osmanët.
Çoban e bir çobanësh,
brez pas brezi. Kemi parë e dëgjuar
shumë, por kurrë nuk kemi
dëgjuar dhe nuk na ka bërë vaki
kështu". Besojmë fjalët e Kolës
kur shikojmë pastërtinë e nomesë
ku rrinë bagëtitë. Shtruar me pllaka
guri dhe ujdisur shkallë-shkallë
për të mos mbajtur lagështi,
që është me pasoja për bagëtitë.
"Fillimisht, thotë ai, u habita dhe
u mërzita vjet kur pashë për herë
të parë qengjat e porsalindur me
4 e 5 brirë në kokë. Kisha dëgjuar
që vitet e fundit kishin ndodhur
shumë çudira me bagëtitë. Nuk i
zura në gojë. S‘i thashë njeriut
gjë. Dy vjet më parë i kisha përzier
bagëtitë me krushkun tim Mystehak
Tena nga Hormova e Tepelenës,
vazhdon rrëfimin ai. Përzierësi
më tha se edhe atij i kishin
lindur nja 50 krerë me shumë brirë.
Krushku më tregoi se ai kishte
blerë një dash për përmirësim
race. Mbase nga ai dashi, më tha
krushku, mos ka ndërruar raca.
Më pas, e pashë dhe m‘u mbush
mendja se kjo gjë nuk ishte nga
ato historitë dhe çuditë me ‘çer-
nobile‘. Dashi që ishte blerë dorë
pas dore në Maqedoni, a më larg
se Maqedonia, ku ta di unë, ka
qenë dash race, ka qenë i kryqëzuar
larg. Mbase ka qenë i kryqëzuar
edhe me ndonjë racë dreri të
egër, ku i dihet. Për një gjë jam i
bindur, që racën e ka ndryshuar
dashi i krushkut, kur kishim
bagëtitë e përzier".
Valarati Hiqmet, shkon edhe
më tej me hamendjet e tij për këtë
fenomen të panjohur më parë në
këtë zonë. "Mbase tani kemi
ndonjë racë të re të kryqëzuar të
deles me shumë brirë. Kjo duhet
parë e studiuar nga zooteknikët
dhe veterinerët. Mbase nuk ndryshojnë
vetëm në numrin e brirëve,
mbase kanë edhe ndryshime
të tjera në pjellori, në cilësinë
e mishit, të qumështit, e ku ta
di unë!? Kjo do parë mirë", thotë
mjeshtri i njohur për përgatitjen
artizanale të vozave dhe fuçive
prej druri që përdoren për maturimin
e verës, pijeve alkoolike
dhe djathit, produkte këto tradicionale
për zonën e Përmetit, Tepelenës
dhe Gjirokastrës.
Rasti është bërë tashmë i njohur
për të gjithë këlcyrjotët. Ka që
e konsiderojnë këtë një mutacion,
një devijim nga normalja, ka disa
që ashtu si Kola dhe Hiqmeti e
konsiderojnë një kryqëzim normal
racash brenda apo jashtë llojit, por
ka edhe nga ata që e konsiderojnë
"bëmë të Zotit". "U prish dynjaja,
ndaj ndodhin këto çudira të
padëgjuara", na thotë një grua e
vjetër në një nga kafet e shumta,
por me pak klientë në qendër të
qytetit të vogël, anës Vjosës dhe
midis kreshtave shkëmbore të
Grykës së ngushtë të Këlcyrës.
Ngjarja e rrallë tashmë është në
qendër të bisedave të banorëve.
Disa prej tyre mendojnë se Kolës i
ka buzëqeshur fati dhe i kanë rekomanduar
"çmime" të kripura
për shitjen e shelegëve shumëbrirësh.
Disa e konsiderojnë "hata"
dhe fatkeqësi që "i ka zënë derën"
Kolës dhe s‘dihet se ku do përfundojë
kjo histori e çuditshme dhe e
padëgjuar.
Sidoqoftë, pas atij prezantimi
plot bujari e kërshëri të këtij fenomeni
të rrallë dhe ende të pashpjegueshëm
të deshve e qengjave
shumëbrirësh të kopesë së tyre,
familjes Nasi, baba e bijtë e tij barinj,
iu rikthyen zakonit të lashtë e
bujar të çobanërisë së kësaj zone,
sipas të cilit miqtë dhe bujtësit e
stanit gostiten në sofrën dhe vatrën
e zjarrit të kasolles së barinjve me
mish të pjekur në hell, urle të
kaçupit dhe djathë të napës. U larguam
nga stani duke falënderuar
mikpritësit dhe duke marrë me vete
enigmën e bagëtive me shumë brirë,
që bëri vaki në kopenë familjes
Nasi në Brezhdanin e largët.
së Brezhdanit Në fshatin Brezhdan të
Përmetit, vendosur përmbi
qytezën e vogël të
Këlcyrës, diku në shpatin e pjerrët
të malit të Trebeshinës, në të
majtë të rrjedhës së lumit të
Vjosës, këto 2-3 vitet e fundit është
hasur një fenomen i panjohur
nga tradita blegtorale, nga
zooteknikët dhe veterinarët vendas.
Banorët e zonës së Këlcyrës
dhe Përmetit në përgjithësi kanë
mbetur të habitur nga fakti që në
kopenë me dele të një blegtori
vendas nga Brezhdani është
duke u mbarështuar një lloj i ri
delesh, që për nga pamja e jashtme
e tyre nuk janë hasur më parë.
Delet e kësaj kopeje janë me 4-5
apo edhe më shumë brirë në
kokë, mandej në ndonjë rast, në
mesin e kësaj kopeje gjen dele me
brirë të degëzuar, të ngjashëm me
brirët e drerëve. Në traditën blegtorale
të zonës, por edhe në
përgjithësi në Shqipëri e Ballkan,
racat e njohura të bagëtive të imta
janë me dy brirë. Nuk është parë
e dëgjuar kurrë më parë në krejt
zonat e jugut me traditë
shumëshekullore në mbarështimin
e të imtave dhe veçanërisht
deleve që në gjuhën vendase njihen
si bagëti "të leshta", që të ketë
më shumë se dy brirë. Vetëm në
ndonjë rast të rrallë vendasit kujtojnë
desh të racave, që brirët e
tyre mund të marrin forma të rralla
me dy a më shumë rrotullime,
por gjithmonë këto forma
gjenden në koka vetëm me dy brirë.
Sidoqoftë, bagëtitë me
shumë brirë, tashmë është një e
vërtetë e verifikueshme për ta
parë, por enigmatike për shkaqet
dhe arsyet e këtij fenomeni të
padëgjuar.
Bujtës në stanin e
bagëtive të çuditshme
Bariu i tufës së deleve të pazakonta
quhet Kol Nasi. Ai është 59
vjeç dhe jeton së bashku me gruan
e dy djemtë e tij, njëri prej tyre
Gjergji, i martuar në fshatin e
vogël malor Brezhdan, që bën
pjesë në krahinën e Malëshovës.
Fakti që në kopenë me afro 150
krerë dhen, që ai mbarështon
bashkë me dy djemtë e tij gjatë dy
viteve të fundit, çuditërisht
breznitë e reja të qengjave femra
dhe meshkuj dalin me shumë brirë,
për çobanin Kol nuk është
aspak një shenjë e keqe, por është
mbarësi e begati. "Për shkak të
Çernobilit, apo të rrezeve, që unë
si di mirë, në shumë vende, edhe
në Elbasan, kam dëgjuar që ka të
tilla. Gjenden bagëti, lopë e
mushka me dy koka, e me çudira
e prapësira të tjera të padëgjuara,
por rasti ynë nuk është i tillë,
është ndryshe, nuk është prapësi",
thotë çobani Kolë. "Shelegët
dhe deshët me shumë brirë, për
mua janë mbarësi, vazhdon ai.
Unë për vete i kam punët mbarë,
në shtëpi dhe në kope. Qumësht
plot, nga 80-90 kile qumësht për
kokë kam marrë këto dy vjet.
Fëmijët i kam të gjithë mirë, pse
ta marr këtë për prapësi"!?
Për të na i paraqitur të plotë
këtë ngjarje të pazakontë, Kola
dhe të dy djemtë Gjergji dhe Arbeni
janë angazhuar e lodhur
shumë. Ata e kanë zbritur kopenë
nga stani i vendosur në shpatet e
thepisur të Trebeshinës, në kullotat
anës Vjosës. "Këtu kemi parcelat
tona të mbjella me hasëlle.
E ruajmë hasëllin për ndonjë ditë
të keqe, nuk i dihet motit. Ka filluar
edhe koha me teka si këto
bagëtitë tona ‘tekanjoze‘ me
shumë brirë në kokë. Kush e merr
vesh ç‘bëhet! Punë të Zotit a të
natyrës!? Ku di unë!?" - ngre supet
Gjergji, djali i madh i Kolës. Ai
është ngritur herët në mëngjes,
ka zbritur kopenë nga mali në
"anëlumi" dhe pastaj ka marrë
veturën e ti, një "Benz 2400" dhe
ka dalë në Grykë të Këlcyrës për
të na rrëfyer rrugën deri te kopeja
ku na prisnin Kola me Benin.
Gjergji e ka të vështirë të zërë në
kullotë e sipër ndonjë nga deshët
e mëdhenj, ku fenomeni i rrallë i
brirëve të shumtë në kokët e tyre
është më i dallueshëm. Ai na i tregon
për së largu, ku duken qartë
brirët e shumtë të vendosur sipër
dhe anash kokës. Më e lehtë është
kapja e qengjave që bredhin
hareshëm në parcelën e gjelbër të
mbjellë me hasëll. Bariu i ri kap
njërin prej qengjave dhe afrohet
te ne, duke e përkëdhelur sipër
"gëzofit" të tij të butë e të shndritshëm.
Pastaj me qengjin në dorë
nis e numëron brirët e "porsambirë"
të qengjit. Numëron plot
pesë brirë, disa që janë më të vegjël
i kërkon me duar midis leshit
të kokës. "Është i sivjetshëm. Janë
të shëndetshëm. Një sheleg me 5
brirë, madje dy nga brirët i kishte
degëzuar si të sorkadhes, e shita
pardje në treg të Këlcyrës.
Habiten njerëzit kur i shohin ashtu
me shumë brirë, i duan dhe i
blejnë me sa lekë t‘ua kërkosh",
thotë Gjergji, duke lëshuar
qengjin e parë dhe duke u orvatur
të kapë një tjetër nga tufa që
lodron para syve tanë.
E çuditshme, por e
vërtetë
E çfarë mund të thuash tjetër,
veçse e çuditshme, por e vërtetë!!!
Ndërsa dy çobanët e rinj ngasin
kopenë drejt nomesë për të na krijuar
mundësi që të fotografojmë
nga afër deshët e mëdhenj, me
brirë të mëdhenj e më të dukshëm,
ne vazhdojmë bisedën me
bariun Kol dhe mjeshtrin e prodhimit
të vozave të drurit, valaratin
Hiqmet Mino. "Nga pjelljet e
sivjetshme numërohen kokë
qengja, femra e meshkuj, që kanë
nga shumë brirë. Vjet pata 25
kokë, por vetëm 4-5 desh për
shenjë mbajta në kope, të tjerët i
shita dhe i prisha. Sivjet do të
mbaj më shumë. Më kanë
kërkuar çobanët në katundisht,
në Malëshovë e në Leskaj. Çuditen
të gjithë, se nuk është parë
dhe dëgjuar dash me 5 a 6 brirë",
tregon Kola.
Djemtë i kanë mbyllur bagëtitë
në vathë dhe ne kemi hyrë brenda
rrethimit, duke iu afruar kafshëve
me pamjet e rralla. Të ndihmuar
nga të zotët e stanit që
hyjnë midis grumbullit të bagëtive
për të kapur ndonjë prej tyre,
arrijmë të fiksojmë në foto disa
nga "portretet" më të spikatura të
bagëtive, që në fakt shikojnë me
sytë e mëdhenj si të habitur nga
njerëzit, që në fakt janë më të
habitur prej pamjes së tyre të
pazakontë.
Ǒmendon çobani dhe
të tjerët në Këlcyrë
për këtë çudi?
Si e shpjegon vetë çobani Kol
fenomenin e rrallë? "Origjina e
familjes sime është nga Progonati
i Kurveleshit. Mos u çudit që jam
i krishterë, të gjithë të krishterë
kemi qenë para se të vinin osmanët.
Çoban e bir çobanësh,
brez pas brezi. Kemi parë e dëgjuar
shumë, por kurrë nuk kemi
dëgjuar dhe nuk na ka bërë vaki
kështu". Besojmë fjalët e Kolës
kur shikojmë pastërtinë e nomesë
ku rrinë bagëtitë. Shtruar me pllaka
guri dhe ujdisur shkallë-shkallë
për të mos mbajtur lagështi,
që është me pasoja për bagëtitë.
"Fillimisht, thotë ai, u habita dhe
u mërzita vjet kur pashë për herë
të parë qengjat e porsalindur me
4 e 5 brirë në kokë. Kisha dëgjuar
që vitet e fundit kishin ndodhur
shumë çudira me bagëtitë. Nuk i
zura në gojë. S‘i thashë njeriut
gjë. Dy vjet më parë i kisha përzier
bagëtitë me krushkun tim Mystehak
Tena nga Hormova e Tepelenës,
vazhdon rrëfimin ai. Përzierësi
më tha se edhe atij i kishin
lindur nja 50 krerë me shumë brirë.
Krushku më tregoi se ai kishte
blerë një dash për përmirësim
race. Mbase nga ai dashi, më tha
krushku, mos ka ndërruar raca.
Më pas, e pashë dhe m‘u mbush
mendja se kjo gjë nuk ishte nga
ato historitë dhe çuditë me ‘çer-
nobile‘. Dashi që ishte blerë dorë
pas dore në Maqedoni, a më larg
se Maqedonia, ku ta di unë, ka
qenë dash race, ka qenë i kryqëzuar
larg. Mbase ka qenë i kryqëzuar
edhe me ndonjë racë dreri të
egër, ku i dihet. Për një gjë jam i
bindur, që racën e ka ndryshuar
dashi i krushkut, kur kishim
bagëtitë e përzier".
Valarati Hiqmet, shkon edhe
më tej me hamendjet e tij për këtë
fenomen të panjohur më parë në
këtë zonë. "Mbase tani kemi
ndonjë racë të re të kryqëzuar të
deles me shumë brirë. Kjo duhet
parë e studiuar nga zooteknikët
dhe veterinerët. Mbase nuk ndryshojnë
vetëm në numrin e brirëve,
mbase kanë edhe ndryshime
të tjera në pjellori, në cilësinë
e mishit, të qumështit, e ku ta
di unë!? Kjo do parë mirë", thotë
mjeshtri i njohur për përgatitjen
artizanale të vozave dhe fuçive
prej druri që përdoren për maturimin
e verës, pijeve alkoolike
dhe djathit, produkte këto tradicionale
për zonën e Përmetit, Tepelenës
dhe Gjirokastrës.
Rasti është bërë tashmë i njohur
për të gjithë këlcyrjotët. Ka që
e konsiderojnë këtë një mutacion,
një devijim nga normalja, ka disa
që ashtu si Kola dhe Hiqmeti e
konsiderojnë një kryqëzim normal
racash brenda apo jashtë llojit, por
ka edhe nga ata që e konsiderojnë
"bëmë të Zotit". "U prish dynjaja,
ndaj ndodhin këto çudira të
padëgjuara", na thotë një grua e
vjetër në një nga kafet e shumta,
por me pak klientë në qendër të
qytetit të vogël, anës Vjosës dhe
midis kreshtave shkëmbore të
Grykës së ngushtë të Këlcyrës.
Ngjarja e rrallë tashmë është në
qendër të bisedave të banorëve.
Disa prej tyre mendojnë se Kolës i
ka buzëqeshur fati dhe i kanë rekomanduar
"çmime" të kripura
për shitjen e shelegëve shumëbrirësh.
Disa e konsiderojnë "hata"
dhe fatkeqësi që "i ka zënë derën"
Kolës dhe s‘dihet se ku do përfundojë
kjo histori e çuditshme dhe e
padëgjuar.
Sidoqoftë, pas atij prezantimi
plot bujari e kërshëri të këtij fenomeni
të rrallë dhe ende të pashpjegueshëm
të deshve e qengjave
shumëbrirësh të kopesë së tyre,
familjes Nasi, baba e bijtë e tij barinj,
iu rikthyen zakonit të lashtë e
bujar të çobanërisë së kësaj zone,
sipas të cilit miqtë dhe bujtësit e
stanit gostiten në sofrën dhe vatrën
e zjarrit të kasolles së barinjve me
mish të pjekur në hell, urle të
kaçupit dhe djathë të napës. U larguam
nga stani duke falënderuar
mikpritësit dhe duke marrë me vete
enigmën e bagëtive me shumë brirë,
që bëri vaki në kopenë familjes
Nasi në Brezhdanin e largët.