E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depresioni, gjuetari vetëplagoset me çifte

Nga gjuetia në sallën e operacionit. Kështu ka ndodhur me 45-
vjeçarin Llambi Dhima, nga fshati Jermë i Sarandës, i cili
ushtronte aktivitet privat në një pikë karburanti po në këtë
fshat. Ai është transportuar me urgjencë dje pasdite për në spitalin
"Petro Nako" të Sarandës, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Fillimisht mendohej se Dhima gjatë gjuetisë ishte plagosur
aksidentalisht me çiften e tij. Po më pas familjarët kanë rrëfyer se
vetëplagosja nuk ka qenë prej pakujdesisë, por e shkaktuar nga
gjendja mendore e rënduar. Mësohet se Dhima po kalonte një moment
depresioni, për shkak të problemeve që kishte pasur me shkollën
e bija, studente në Greqi. Mjekët thanë se burri ka marrë plagë
serioze në gjoks, duke dëmtuar pjesë të mushkërisë, por fatmirësisht
saçmat nuk kanë prekur zemrën. Megjithatë, ekipi mjekësor i spitalit
të Sarandës e ka vlerësuar serioze gjendjen shëndetësore të të
plagosurit. Pas ndihmës së parë mjekësore që i është dhënë në sallën
e operimit, Dhima është transportuar për në spitalin e Janinës, për
ndërhyrje më të specializuar mjekësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›