E Diel, 1 Nëntor 2026

Bahrein, arrestohen por më pas lirohen gazetarët britanikë

Një grup gazetarësh nga Kanali 4 i Britanisë janë arrestuar në Bahrein.

Korrespondenti për çështje të jashtme i këtij kanali, Xhonatan Martin, ka shkruar në Twitter se ai dhe ekipi i tij janë liruar, por “shoferi dhe aktivisti që kanë qenë me ta, kanë mbetur në paraburgim”.

Ekipi i kanalit britanik ka qenë në Bahrein për të raportuar në lidhje me garën e Formula Njëshit, e cila është mbajtur të dielën me gjithë protestat që i kanë paraprirë.

Protestat janë udhëhequr nga shumica shiite, e cila kërkon reforma politike nga familja mbretërore sunite.

Ekipi i Kanalit 4 mësohet se është larguar nga vendi para përfundimit të garës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›