E Diel, 1 Nëntor 2026

Bahrein, policia përdor gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit

Forcat e sigurisë dhe ato ushtarake në Bahrejn, kanë hedhur gaz lotsjellës për të larguar protestuesit nga sheshi qendror në kryeqytetin Manama.

Mbreti i këtij vendi, dje ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj, ndërsa qeveria e tij po ballafaqohet me një kryengritje nga shumica shiite myslimane në këtë vend.

Të martën janë vrarë tre persona dhe janë plagosur më tepër se 200 të tjerë, në përleshjet ndërmjet protestuesve dhe forcave të sigurisë.

Disa shtete arabe, kryesisht Arabia Saudite, që udhëhiqet nga sunitët, kanë dërguar trupa në Bahrejn, pas kërkesës së sunduesve në këtë vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›