E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanov viziton Shqipërinë

Nga Express më 15 mars 2011 në ora 20:30

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ditën e enjte dhe të premte, më 17 dhe 18 mars, me ftesë Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi do të qëndroj për vizitë dy ditore zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Zëdhënësi i presidentit të Maqedonisë, Ejup Berisha, deklaroi se Ivanov përveç që do të takohet me homologun e tij Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, do të ketë takime edhe me krerët e tjerë më të lartë të shtetit shqiptar.

Qëllim i kësaj vizite do të jetë thellimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dy palësh si dhe bashkëpunimit rajonal në kontekst të integrimeve euroatlantike

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›