Pakistan, 5 të vrarë nga sulmi raketor amerikan

Zyrtarët e inteligjencës në Pakistan kanë deklaruar se nga sulmi amerikan me raketa janë vrarë pesë persona, afër kufirit me Afganistanin.
Zyrtarët thanë se sulmi u bë sot në rajonin e Vaziristanit Verior.
Shtetet e Bshkuara në mënyrë rutinore hedhin raketa nga aeroplanat pa ekuipazh, kundër caqeve të Al-Kaidës dhe talibanëve, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.
Të hënën, në këtë rajon, tre militantë u vranë nga një sulm tjetër i dyshuar i një aeroplani amerikan pa ekuipazh.