E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajden: SHBA kërkon 'rrugë të reja' për Gazën

Zëvendëspresidenti amerikan Xho Bajden tha se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë "rrugë të reja" për situatën ekonomike dhe të sigurisë në Gazën e bllokuar nga Izraeli, pas sulmit vdekjeprurës izraelit ndaj një anije me ndihma humanitare.
Bajden i bëri këto komente pas bisedimeve që zhvilloi me presidentin e Egjiptit Hosni Mubarak në Sharm El-Sheik.
Takimi u ralizua një javë pas operacionit detar të aleatit amerikan, Izraelit, në anijen humanitare që ishte nisur në Gaza.
Egjipti është ndër vendet e para arabe që nënshkroi marrëveshje paqësore me Izraelin, dhe është aleat jetik i Shteteve të Bashkuara në rajon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›