E Diel, 1 Nëntor 2026

Bajden fillon vizitën në Lindjen e Mesme, i premton ndihmë Izraelit



Nënpresidenti amerikan Xho Bajden filloi bisedimet në Jerusalem, duke u takuar me presidentin izraelit Shimon Peres dhe me kryeministrin Benjamin Netanjhau. “Përparimi në Lindjen e Mesme arrihet kur çdo kush e di që nuk ekziston asnjë e çarë mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Ne jemi të vendosur ta parandalojmë Iranin që të zotërojë armë bërthamore dhe po punojmë me shumë vende të botës për ta bindur Teheranin që të përmbushë detyrimet e tij ndërkombëtare dhe të ndërpresë të gjitha këto aktivitete”. Po dje, Bajdën u takua edhe me presidentin izraelit, Shimon Peres, ku tha se ekziston një moment mundësie për bisedimet e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve, pasi u ra dakord për rifillimin e bisedimeve me ndërmjetësimin amerikan.

SHBA, Papandreu takohet me Obamën, Greqia në protesta

Kryeministri i greqisë Jorgos Papandreu u takua dje me presidentin e SHBA-ve Barak Obama me të cilin diskutoi rreth krizës financiare që ka përfshirë vendin e tij. Ditët e fundit papandreu është takuar me liderët europianë Angela Merkel, Nikolas Sarkozi dhe sekretaren amerikane të shtetit Hilari Klinton, e cila vlerësoi përpjekjet e zotit Papandreu për të përmirësuar ekonominë e vendit të tij. “Mes sfidave tona më të vështira dhe të përbashkëta sot është edhe kriza ekonomike që ka lënë njerëzit të papunë, mbyllur bizneset dhe shteruar rezervat shtetërore si në Shtetet e Bashkuara edhe në Greqi. E di që këto janë ditë të vështira për Greqinë. Por dua të lavdëroj zotin Papandreu për rolin e tij udhëheqës në trajtimin e situatës me të cilën u përball pas ardhjes në pushtet”. Ndërkohë sindikatat greke kanë paralajmëruar një tjetër grevë të përgjithshme për ditën e sotme në vazhdim të protestave kundër masave të ashpra ekonomike.

10 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›