Flet mjeku Petrit Vargu: “Pse vdesin kaq shumë shqiptarë nga sëmundjet e zemrës”
Eljona Lata
Pjesës më të madhe të shqiptarëve u vjen vdekja nga sëmundjet e zemrës. Sipas një studimi të Institutit të Shëndetit Publik ka rezultuar se 1 në 2 shqiptarë vdes nga sëmundjet kardiake. Sipas mjekut Petrit Vargu, i cili është kardiolog në Urgjencën e kardiologjisë në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, moshat më të prekura si nga burrat dhe gratë janë kryesisht mbi 45 vjeç. “Për burrat janë moshat mbi 50 vjeç ndërsa për gratë është pas periudhës së menopauzës” shprehet mjeku Vargu. Ky i fundit thekson se sa më i vjetër bëhet njeriu aq më shumë rritet risku për të pasur problem kardiake. Mjeku ka thënë se ajo që vihet re në kardiologjinë e QSUT-së pacientët e paraqitur nga zonat urbane sesa nga zonat rurale, pra më shumë rrezik kanë intelektualët të preken nga sëmundjet kardiake.
Rastet
Sipas mjekut Petrit Vargu, është vënë re se në Urgjencën e Kardiologjisë në QSUT, rastet më të shumta të paraqitura janë nga rrethet. Mjeku shpjegon për gazetën se faktorët që shkaktojnë sëmundjet e zemrës janë disa, si stresi, cilësia jetesës, gjithashtu edhe kequshqyerja me ushqime që përmbajnë shumë proteina dhe yndyra. Rastet e paraqitura me sëmundjen e zemrës shfaqin probleme me koronaret, ku këtë problem e hasim dendur ehe tek të rinjtë e moshave 27 vjeç. “Tek femrat problemet kardiovaskulare shfaqen pas menopauzës për shkak se në këtë kohë kjo sjell vështirësi në arterioskerotife dhe në agregacne trombistere” pohoi Vargu. Ai thotë se ka një sërë faktorësh të tjerë që ndikojnë drejtpërdrejtë tek zemra e njeriut duke i sjellë asaj probleme të ndryshme. Personat të cilët merren më shumë aktivitet kanë më pak mundësi për tu prekur nga sëmundjet e zemrës. Këtë fakt mjeku e mbështet se në kardiologjinë e QSUT-së pacientët më të shumtë të paraqitur janë nga zonat urbane sesa nga zonat rurale. Të gjithë këta faktorë sjellin ngushtim të koronareve të zemrës.
Studimi ISHP-së
Shqipëria është shteti me vdekjet më të larta nga sëmundjet e zemrës; sipas një studimi të kryer nga Instituti i Shëndetit Publik. Një në dy bashkëqytetarë tanë fundin e jetës e ka pikërisht nga sëmundjet e zemrës; qofshin këto infarkte akute apo sëmundje me kohëzgjatje më të madhe të zemrës. Shqipëria vazhdon të regjistrojë shifra të larta vdekjesh nga sëmundjet kardiovaskulare duke e renditur atë në vendin e parë të listës së vdekshmërisë në vend. Instituti i Shëndetit Publik deklaron se një në dy shqiptarë vdes nga sëmundjet kardiovaskulare në një kohë që këto vdekje mund të parandalohen. Sipas një studimi të kryer nga ISHP gati gjysma e numrit të vdekjeve janë nga problemet e koronareve. Të gjithë ekspertët e shëndetësisë sot besojnë se sëmundjet koronare mund të parandalohen krejtësisht apo mund të shtohen në kohë duke shmangur një numër të madh vdekjesh të parakohshme. Sipas tyre; një kontribut të rëndësishëm në uljen ose mbajtjen nën kontroll të rasteve me sëmundje kardiovaskulare ka edhe trajtimi i hershëm i faktorëve të rrezikut; të cilët janë diabeti; duhanpirja; hipertensioni; hiperkolesterolemia; obeziteti; familjarë me sëmundje të zemrës. Në studim thuhet se sëmundjet koronare janë shumë më të larta në disa vende në krahasim me disa vende të tjera; kështu në vendet në veri dhe në lindje të Evropës si Britania e Madhe; Vendet Skandinave; Polonia; Rusia etj; kanë një prevalencë shumë më të lartë (deri në dy e më shumë herë më të lartë) se sa vende të tilla si Franca; Italia; Spanja apo Greqia.
Mungesë e aparaturave
Specialistët shprehen se për të shmangur sa më shumë numrin e të sëmurëve me zemër duhet të shtohen aparate që merren me kurimin e sëmundjeve të zemrës. Në vendin tonë kjo lloj aparature ose ndryshe quhet hero dinamika ka vetëm një në QSUT ndërsa në spitalet e rretheve kjo aparaturë nuk është e disponueshme. Mjekët shprehen se duke pasur një aparaturë të tillë nëpër spitalet e rretheve në 6 orët e para kur pacienti pëson ndonjë krizë kardiake ka më shumë mundësi të shmangë efektet fatale nëse ndryhet brenda kësaj kohe.
Shkaqet
1- Konsumimi i duhanit. Konsumimi i duhanit rrit jashtëzakonisht tendencën për zhvillim të sëmundjeve kardiovaskulare
2- Nivelet e larta të kolesterolit dhe nëntipave të tjera të yndyrave në organizëm
3- Obesiteti (pesha e madhe)
4- Personat me diabet. Kjo kategori njerëzish ka një incidente të rritur të shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare.
5- Presioni i larte i gjakut
6- Gjumi i pamjaftueshëm
7- Takikardi (rrahje të shpeshta të zemrës)
Kequshqimi, si mungesa e disa elementeve ushqyes në dietën e përditshme.
8- Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj zhurmave konstante ne shkalle te larte
9- Niveli i lartë i stresit dhe Depresioni janë gjithashtu faktorë të rritjes së incidencës së shfaqjes të një sëmundjeje kardiovaskulare
Sëmundjet kardiake, kurat që rekomandohen për trajtim
Si duhet të veproni kur keni kaluar By pass dhe kur ka infeksion të miokardit
Angina e qëndrueshme
Kjo shkaktohet nga arterioskleroza. Ngushtimi nga ateroma bën që gjatë sforcimit zemra të mos mund të furnizohet me aq gjak sa i duhet. Shenjat e simptomat janë dhembje si shtrëngim në gjoks që përhapet te krahu i majtë, te nofulla e poshtme, në shpinë, etj. Dhembja lehtësohet nga pushimi dhe nga nitroglicerina. Në EKG shihet ulje e segmentit ST dhe përmbysje e valës T. Simptomat klasike si më sipër shpesh nuk vihen re te diabetikët dhe te të moshuarit (për shkak të neuropatisë). Diagnoza është klinike dhe bazohet në simptomat si më sipër dhe praninë e faktorëve rrezikues. Angiografia e vendos diagnozën përfundimisht.
Parandalimi i anginës
Ndalim i duhanit. Pehriz (pakësim i yndyrave, shtim i ushqimeve me zanafillë bimore). Ushtrime fizike, dobësim e humbje e peshe.
Barnat: Statinat (bllokuesit e reduktazës të HMG-CoA-së)
Acidi folik ul nivelin e homocisteinës, por nuk është e qartë nëse acidi folik ul vdekshmërinë nga sëmundja iskemike e zemrës.
Trajtimi i anginës
Njihet edhe si “balloni”, ndërsa në anglisht njihet si PTCA (Percutaneous Transluminal Coronary Angioplasty)
Bëhet nëpërmjet futjes së një kateteri në arterien femorale dhe shtyrjes të kateterit deri në zemër në mbikëqyrje me rreze X. Duhet bërë kur trajtimi me ilaçe nuk mjafton. Balloni është më pak i rrezikshëm sesa operacioni.
Problemi me angioplastikën është se në rreth 50 për qind të rasteve ena koronare ribllokohet.
Vendosja e mbajtëseve metalike brenda enëve koronare e ul në 20-30 për qind mundësinë e ribllokimit.
Antitrupat ndaj receptorëve gpIIb/IIIa të trombociteve gjithashtu e ulin mundësinë e ribllokimit.
Trajtimi me operacion
Njihet edhe si “bajpas”, “bypass”. Emri i plotë i procedurës është CABG (Coronary Artery Bypass Graft).
Qëllimi i operacionit është anashkalimi i pjesëve të ngushtuara të arterieve koronare. Për të realizuar këtë qëllim, përdoren arteriet toracike interne ose copa nga venat e këmbëve.
Gjatë operacionit hapet gjoksi, çahet dërrasa e kraharorit dhe zemra ndalohet, ndërsa gjatë kohës kur zemra është e ndalur gjaku kalon në një aparat të veçantë që e oksigjenon dhe kryen funksionin e pompës.
Nitratet me afat të gjatë veprimi
Aspirina, sepse parandalon formimin e trombëve mbi ateromë.
Beta-bllokuesit, sepse ulin kërkesat e miokardit.
Angina e paqëndrueshme
Simptomat janë si të anginës së qëndrueshme, por janë më të shpeshta, ndodhin me sforcim fizik më të pakët, ose edhe pa lëvizur aspak. Angina e paqëndrueshme shkaktohet nga bllokimi kalimtar i koronareve prej trombeve që formohen mbi ateromë. Në qoftë se trombet shkrihen, kemi të bëjmë me anginë të paqëndrueshme. Në qoftë se trombi nuk shkrihet, zemra pëson infarkt. Gjatë anginës të paqëndrueshme në EKG shihet ulje e segmentit ST dhe sheshim i valës T. Nëse më pas shihet ngritje e segmentit ST, pacienti po pëson infarkt. Enzimat e zemrës (CK-MB, troponina) nuk janë të ngritura zakonisht. Trajtimi duhet të jetë i shpejtë e i fuqishëm për të parandaluar infarktin:
Heparinë intravenoze dhe aspirinë.
Aspirina duhet të vazhdohet edhe pasi pacienti del nga spitali.
Aneurizmi i aortës
Sëmundja e arterieve koronare nuk është e limituar vetëm përbrenda zemrës, por mund të vihet re edhe në pjesë të tjera të trupit. Aorta është arteria më e e madhe e trupit të njeriut. Ajo është arteria nga e cila i gjithë gjaku që pompohet nga zemra shkon në të gjitha organet vitale si për shembull, në tru, veshka e mëlçi. Shkaku kryesor i aneurizmit të aortës është ajo që e quajmë arteriosklerozë. Kjo nënkupton depozitimin e yndyrave në muret e aortës duke i bërë ato më pak fleksibël dhe më të dobëta. Aneurizma e aortës është një zgjerim në këtë pjesë të dobësuar të aortës. Shumica e aneurizmave diagnostikohen nëpërmjet radiografisë së kraharorit dhe radiografisë së abdomenit. Aneurizmat në përgjithësi nuk japin shenja deri në momentin kur ato çahen. Kjo mund të shkaktojë një dhembje të fortë në qendër të kraharorit e cila rrezatohet deri në kurriz. Kjo është një urgjencë që kërkon strehim spitalor të menjëhershëm.
10 Mars 2010