Bajden siguron Izraelin për mbështetje në siguri
"Nuk ka aspak hapësirë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit për sa i përket sigurisë", deklaroi Bajden.
Bajden gjithashtu shprehu mbështetjen e tij për rifillimin e bisedimeve mes Izraeliti dhe Palestinës."Unë mendoj se aktualisht kemi një mundësi reale. Interesat e palestinezëve dhe izraelitëve janë më të mëdha në të njëjtën linjë se sa në opozitë ", deklaroi Bajden në takimin me presidentin izraelit Shimon Peres. Peres pritet të takohet nesër me liderët palestinez për të rifilluar bisedimet e ndërprera në dhjetor të vitit 2008.
Bajden mbërriti gjatë ditës së djeshme në Izrael, ndërkohë po dje Izraeli njoftoi ndërtimin e 100 shtëpive të reja në një nga kolonitë izraelite në bregun perëndimor.