E Shtunë, 31 Tetor 2026

Timoshenko thërret për bashkim kundërshtarët e Janukoviç

Faqja e saj në internet njoftoi se gjatë ceremonisë së përkujtimit të 196-vjetorit të lindjes së poetit dhe heroit kombëtar ukrainas Taras Shevçenko, Timoshenko tha: "Ju kërkoj të premtoni sot se do të kundërshtoni bashkërisht gjithçka që është antiukrainase”.

"Kërkoj që të miratohet një rezolutë për një bashkim të forcave të ndershme politike", vijoi më tej Timoshenko përpara rreth 2 000 përkrahësve të saj.

Qeveria e Timoshenkos u shpërbë javën e kaluar me iniciativën e kampit të Janukoviçit, i akuzuar nga kundërshtarët e tij si prorus.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›