Turqia s´është gati të kthejë ambasadorin në SHBA
Ambasadori i Turqisë në Uashington, Namik Tan, i cili u thirr në Ankara, dje i dha informata Ministrit të Jashtëm të Turqisë, Davutollusë.
Davutollu deklaroi se "do të vazhdojnë analizimet tona", ndërsa Kryeministri Rexhep Taip Erdogan tha se Turqia nuk është e gatshme ta kthejë ambasadorin në Uashington. Duke folur gjatë një vizite në Arabinë Saudite, Erdogan tha se Shtetet e Bashkuara "nuk do të duhej të lënë aleatin strategjik Turqinë për një çështje të këtillë", ndërsa vendimin e panelit e përshkroi si "komedi".
Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton tha se administrata do të punojë shumë që ta pengojë rezolutën të shkojë për votim në Dhomën Përfaqësuese por Turqia merr parasysh çdo mundësi.
Profesori Norman Stone shkruan për ngajrjet e 1915-ës
Në artikullin e publikuar në gazetën angleze The Times në lidhje me “projektrezolutën armene”, u komentua se kjo projektrezolutë ka për ti larguar turqit nga Perëndimi dhe ka për ti afruar ata me Kinën.
Anëtari i Akademisë së Universitetit Bilkent, Profesori Norman Stone në artikullin që publikoi në gazetën The Times shkruan se ngjarjet e vitit 1915 nuk mund të cilësohen si "gjenocid".
"Këto ngjarje i kanë përjetuar edhe me miliona myslimanë dhe çifutë kur Perandoria Osmane filloi të tërhiqej nga Kaukazi dhe Ballkani. Me rrëzimin e një perandorie, të tilla ngjarje ndodhin" është shprehur Stone në artikullin e tij.
Stone duke tërhequr vëmendjen mbi reagimet në Turqi pas miratimit të projektrezolutës tha "Turqia nuk ka më aq nevojë sa në të kaluarën për tu lidhur me Perëndimin. Tregtia dhe investimet po marrin drejtim nga Rusia dhe Azia e Mesme. Kinezët janë shumë aktiv në Ankara. Mos vallë ne këtë kërkonim të arrinim? Kjo gjendje ka për të shërbyer vetëm për ta shtyrë Turqinë moderne drejt krahëve të Kinës".